Endri Shabani në Report Tv: Do shërbej për llogaridhënie ndaj Veliajt në Këshill Bashkiak! Pse humbi Këlliçi? Koha e Berishës dhe Metës ka ikur

19 Maj 2023, 18:34| Përditesimi: 19 Maj 2023, 19:18

  • Share

TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka folur sa i takon detyrës më të le që i kanë besuar qytetarët në “Studio Live” me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj. Si pjesë e Këshillit Bashkiak në Tiranë, tashmë Shabani u shpreh se do të ketë një rol kyç sa i takon presionit që do i bëhet në Këshill Bashkiak Veliajt, lidhur me premtimet që ky i fundit ka bërë.

Ai madje u shpreh se vullneti i qytetarëve nuk u përfaqësua sa duhet për shkak se numri i ulët i pjesëmarrësve është për arsyen se shqiptarët e Diasporës nuk votojnë.

“Një ndër arsyet se pse është kaq e ulët pjesëmarrja është se shqiptaret e diasporës nuk vijnë dot. Ne ja garantojmë votimin të burgosurve por nuk ua çojmë dot këtyre. Kjo pjesëmarrje e ulët është sinjal dhe arse më shumë se pse ne duam të luftojmë ende.

E vlerësoj dhe respektoj vendimin e qytetarëve. Megjithatë e shoh me shqetësim kur zgjidhet nga një grup i vogël njerëzish. Pavarësisht se çfarë ka premtuar Veliaj do të vijnë në këshillin bashkiak... zhvillime të cilat që me skemën aktuale dhe privatizimit që janë bërë tek autobusët nuk do behet. Ne do propozojmë transport urban publik. Në këshill bashkiak është të mbajmë nën presion që të zbatojë premtimet e veta. “- tha Shabani në Report Tv.

Më tej, i pyetur për ndonjë koment sa i takon dyshes Berisha-Meta dhe humbjes së tyre drastike në zgjedhjet vendore, Shabani u shpreh se ata kanë bërë të mundur të ndryshojnë konceptimin e zgjedhësve, pra të qytetarëve ta shohin procesin e votimit si interes vetjak dhe jo më si vendim subjektiv.

“Koha e tyre ka mbaruar, të dy ata e kanë dhënë ç ’kishin për të dhënë. Ky ishte dhe mesazhi që i dhanë qytetarët. Vendi ka nevojë për alternativë. Pavarësisht se çfarë mund të thonë ata, s’përgatisin dot një votues siç e ka bërë Rama. Votuesi është edukuar të shohë interesin vetjak.”-tha ia.

Sa i takon nismës së parë që do të marrë Nisma Thurje në Këshill Bashkiak, Shabani ritheksoi linjën e transportit publik të unifikuar si modeli gjerman.

‘Do jetë nisma për të bërë transport publik të unifikuar, sipas modelit gjerman.”- tha ai.

Shabani u ndal edhe tek humbja e Belind Këlliçit ku tha se ngërçi ishte dyshja Berisha-Meta.

“Problemi kryesor i PD është Berisha-Meta. Unë besoj për të analizuar se pse humbi Këlliçi duhet parë në kontekst dhe duhet parë ata që qëndrojnë mbrapa tij, pra kush e mbështet. Nuk ka fituar Veliaj ka humbur Berisha me Metën.”-tha Shabani.

Kujtojmë se Nisma Thurje arriti të sigurojë vota për 1 mandat në Këshillin Bashkiak në Tiranë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?