Politikë

Endri Tafani në 'Repolitix': Berisha nuk ka mbështetje në Greqi nga emigrantët shqiptarë, mban afër Fredi Belerin

25 Shkurt, 22:52| Përditesimi: 25 Shkurt, 23:01

  • Share

Për analistin Endri Tafani, Berisha kërkon një mbështetje politike nga Greqia prandaj bëri atë deklaratë për çështjen e detit.

I ftuar mbrëmjen e sotme në 'Repolitix', ai tha se këto deklarata bëhen nga Berisha pasi nuk është shumë i favorizuar në Greqi për të marr vota.

'Berisha kërkon një ndihmë dhe mbështetje politike për zgjedhje nga Greqia, sepse emigrantët u bë ose jo marrëveshja ata do vijojnë punën e vet. Nuk ka asnjë përfitim. Emigracioni në Greqi ka votuar për PS në zgjedhjet e kaluara. Ka një hatërmbetje të vjetër për PD. PS ka më shumë mbështetje në Greqi. Duke qenë se nuk është i favorizuar Berisha mban afër figurën e Belerit dhe pretendon që të ketë më tepër mbështetjen e Greqisë në zgjedhje', tha ai.


Lajmi kryesor:

Marrëveshja e detit në 2009 me Greqinë, Meçollari në ‘Repolitix’: Më e keqja, s'mund të kthehet! Meçaj: Berisha do mbështetet nga Athina pas mitingut elektoral


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?