Aktorët e Hollywood kur bien nga vakti e nuk ua var më njeri, fillojnë e sajojnë ngjarje që të rikthehen në vëmendjen e publikut.
Diku një foto topless e "marrë pa mendje", diku një intervistë pikante.
Në të njëjtën mënyrë edhe ata të opozitës në Shqipëri sajojnë ngjarje. Ndonjë tym në Kuvend, ndonjë "sherr" me policinë.
E vërteta është që aktorët e rënë nga vakti në Hollywood thjesht nuk i do me publiku, kështu që fillojnë e marrin pjesë në filma të dorës të dytë.
E dalin nëpër intervista duke thënë "ky ishte projekt interesant" "po rikthehem përsëri në skenë". E kështu dalëngadalë zhduken fare nga kinemaja e ndërkohë dalin aktorë të rinj.
Politikanët e rënë nga vakti në Shqipëri i kanë kthyer zgjedhjet e përgjithshme të në Shqipëri në filma të dorës të dytë, ku marrin ca deputetë e ca këshilltarë si për gjynah.
E dalin neper intervista "këto ishin zgjedhje me probleme" "por ne po rikthehemi fuqishëm".
Në fakt e vërteta është që nuk i do më publiku e dalëngadalë do zhduken nga skena politike e do dalin të tjerë.
Është cikli i jetës. E gjitha një show dhe njerëzit po e kuptojnë gjithmonë e më shumë.
Ne shyqyr qe kemi partine mor djale. Po ti kot harxhon kohe me te renet nga vakti, shkruj per ata te cilet te paguajne dhe qe fryjne brinje e brire. Meqe jeni aktore pordhe te dashur nga publiku hollywoodian ramistanist.
Përgjigju