Braziliani Endrick dhe Mbappe te Reali

Endrick pritet ti marrë vendin Mbappes, Ancelotti njofton rotacion sonte kundër Alaves! Java e 7 e La Ligas nisi me Betis-Mallorca

24 Shtator, 10:33| Përditesimi: 24 Shtator, 10:36

  • Share

Kampionët e La Ligas, Real Madrid, do luajnë sonte në orën 21:00, sfidën e javës së 7 kundër Alaves në Bernabeu. ‘Galaktikët’, siç ka njoftuar trajneri Ancelotti, do zbresin në fushë me rotacion në formacion, pasi në fundjavë është derbi kundër Atletico Madrid. Ndryshimet do vijnë edhe si pasojë e dëmtimeve, por më kryesorja është që Endrick pritet ta nisë nga minuta e parë këtë përballje. Në stol sipas gjasave do jetë Mbappe, pasi Ancelotti kërkon që të jetë i freskët dhe për më tepër i ka premtuar talentin brazilian se në një nga ndeshjet e ardhshme do jetë titullarë.

Endric pritet të mbështet në sulm nga dy brazilianët e tjerë Vinicius Junior dhe Rodrygo, ndërsa 3-shen e mesfushës pritet ta përbajnë Modric, Valverde dhe Bellingham, i cili është i gatshëm pavarësisht problemeve fizike që përfliteshin. Në mbrojtje Vazques do marrë vendin e Carvajal të dëmtuar, Militao do pushojë për ti lënë vendin Tchuamenit, ndërsa Rudiger dhe Mendy do plotësojnë repartin e mbrojtjes. 11-sha titullare plotësohet nga portieri Courtua.

Edhe pse Reali pritet me ndryshime, 3 pikët nuk duhen diskutuar, pasi kur janë luajtur 6 ndeshje Barcelona kryeson me 100% të pikëve, 4 më shumë se ‘galaktikët’. Për tu theskuar edhe fakti që Reali vjen pas 3 fitoreve radhazi në kampionat dhe 4 në total përfshirë edhe Champions League.

Java e 7 e Superligës nisi me përballjen Betis-Mallorca, që u fitua 1-2 me përmbysje nga ishullorët. Për të ndihmuar Mallorca-n në këtë përballje nuk ishte i gatshëm Vedat Muriqi, i cili ka pësuar një çarje të lehtë muskulore.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?