Albin Kurti

Ëndrra arabe e Albin Kurtit

27 Maj 2023, 11:16| Përditesimi: 27 Maj 2023, 11:18

  • Share

Ëndrra arabe e Albin Kurtit: Ta përzë Amerikën nga Kosova!

1. Politika amerikane, ashiqare, po anon kah Serbia.

Po duket sikur do t'ia jepnin pak Kosovë- Serbisë, për t'ia marrë Serbinë - Rusisë.

Është e frikshme që në krejt Evropën dhe Amerikën të mos gjendet një njeri që i dënon sulmet e bandave serbe të Vuçiqit në Veri.

Të gjithë, pa përjashtim e dënuan qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave të veriut i quajtën 'masa të dhunshme'.

2. Je 'masë e dhunshme' nëse u imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë votuar.

Bojkoti i serbëve nuk është zgjidhur me zgjedhje.

Albin Kurti e di që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë  zgjedhur vetë, prandaj i dërgoi atje me dhunë, për të nxitur dhunë.

Ndoshta ka shpresuar (logjikisht), se bota demokratike do t'i dënojë sulmet e kriminelëve serbë dhe jo mbrojtjen e policisë së Kosovës.

Por, ja që askush nga perendimi nuk e ka ndërmend të luftoj për Albin Kurtin!

3. Mbasi që Albin Kurti u ngrit kundër Amerikës, BE- së e NATO - s, a do të thotë kjo se ky është më i forti në botë!

Ndoshta është më i forti. 

Ndoshta është psikopat.

Psikopat je, nëse të karakterizom  sharmi sipërfaqësor,

inteligjenca e lartë,

gjykimi i dobët dhe dështimi për të mësuar nga përvoja,

egocentriciteti patologjik dhe paaftësia për dashuri,

mungesa e pendimit ose turpit, impulsiviteti,

ndjenja madhështore e vetëvlerësimit, gënjeshtra patologjike, sjellja manipuluese etj.

4. Është abnormale, sëmundje e rëndë mendore, është halucinacion të kundërshtosh Amerikën, KFOR-in dhe BE-në, e të sillesh si superfuqi - kur nuk je as shtet.

Kosovën e bën të quhet shtet Amerika, dhe e ruan NATO. 

Amerika e di se buxheti i Kosovës vjedhet cent për cent.

Kosova është shtet kriminal në duart e hajnave dhe mafisë politike.

Gjithmonë ka qenë kështu.

Politikanët vjedhin, populli mbetet i varfër.

5. Prandaj, të çohesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat amerikane (edhe kur duken absurde), është gabimi më i madh që mund të bëhet.

Është krim shtetëror të veprosh krye në vete.

T'ia tregosh forcën Amerikës - kjo nuk bëhet pa qenë psikopat.

6. Nuk thyhet dera e hapur.

7. Kosova nuk ka ushtri. Ushtria e Kosovës është si 'Terracotta', ushtarë skulptura që e 'ruajnë' varrin e perandorit.

8. Edhe sikur të kishte ushtri, Kosova nuk do të mund të fitonte asnjë luftë pa perendimin.

Luftën e fiton ai që është me Amerikën.

Pa Amerikën e humb Kosovën, jo veç Veriun që e ke të humbur.

9. Ti je askushi.

Pa të ardhme.

Pa pare, pa edukatë, pa shprehi të punës.

Je dembel.

S'ta zë muaji - muajin.

Jeton me ndihma.

E vetmja shpresë e jotja është të largohesh nga Kosova.

Je më i varfëri në Evropë.

Kjo tregon më së miri kush të udhëheq ty.

10. Pse kryeministri Kurti kërkon luftë me Serbinë?

- Për ta zgjidhur kompleksin e burrërisë!

Pse e injoron Amerikën?

- Për ta kënaqur sindromin e Zotit nga i cili vuan!

Derisa policia ishin në flakën e Veriut, ky lëmohej, lëpihej dhe endej rrugëve me jeep, për pak e shkeli dikë duke lozur me shpejtësi.

Neron i ka rënë violinës derisa e ka shikuar Romën të digjej.

Motivi? Ta krijoj një Romë të Re.

P.S. Shqiptarët i motivon kundër Amerikës vetëm prirja kah ekstremizmi fetar.

Kushdo që e mbështet Albin Kurtin në luftë kundër Amerikës është ekstremist: Ëndërron ta bëj Kosovën - Arabi.

Paradoksale: Mbështetja kundër perendimit i vjen nga shqiptarët që jetojnë në perendim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptar: 27/05/2023 17:37

    Fatkeqesisht kosovaret jan nje popull shum anadollak dhe fanatik ne fen e tyre dhe kjo ne sy te europes dhe amerikes shifet shum keq, hala mbajn me fanatizem te keq mbylljen e mendjes per shkak te fes se tyre. Kurse edhe ne shqiperi ke i pjes qe jan fanatik edhe arab te keqij por pergjithsisht jan nje pacike sepse ne shqiptaret jemi me katolik ne tru dhe ne fe dhe te bardh perveq ndonje mbetje otomane qe na ka mbetur ketu dhe skemi ku ti qojm

    Përgjigju
  • Eulopa me viça: 27/05/2023 14:07

    Po moj e dashur Kimete ashtu është, si gruaja e Bilalit që i bën pushimet tek kullat e Alabarit në Dubai! "Kosova është shtet kriminal në duart e hajnave dhe mafisë politike." - Kjo fjali tingëllon si propaganda shoviniste e qarqeve ekstremiste serbo-greke-ruse. Sigurisht edhe gazeta që e boton një gjë të tillë, për atë punë paguhet. Tani përfytyro pak ku qëndron shteti i Kosovës në krahasim me Rusinë, Serbinë dhe Shqipërinë e gruas së Bilalit dhe Burrit të Slobodankës? https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/global/2022/Kosovo/ Nëse shkojmë të shohim dokumentin e V-DEM Institute "DEMOCRACY REPORT 2023", Kosova bën pjesë tek demokracitë zgjedhore, ndërsa Serbia dhe Shqipëri futen tek vendet me autokraci zgjedhore. https://www.v-dem.net/documents/29/V-dem_democracyreport2023_lowres.pdf "Plato is dear to me, but dearer still is truth."-Aristotle.

    Përgjigju
  • Lexues: 27/05/2023 13:48

    Ata qe ndoqen keshillat e Amerikes dhe BE-se perfunduan ne burgjet e Hages. Ky Albini te pakten deri tani vetem burgjet e Serbise ka provuar.

    Përgjigju
  • Niko: 27/05/2023 12:18

    Albin Kurti vepron ne krye te vet,si Mehmeti yne i dikurshem.Ne unitet me Vjosa Osmanin ne Kosove dhe me mbeshtetjen e Saiut e Ilir Metes ne Shqiperi do e mundin Ameriken.Don Kishotet e rinj.Kimete,te lutem mendo per nje rroman te ri,me keto personazhe qesharake qe kane udhehequr e po udheheqin.Personazhe jane edhe Sanqo Pangjet,si Cim Peka ,Flamur Noka e plot te tjere ne Shqiperi dhe plot te tjere qe i din ti ne Kosove.Po pate veshtiresi pyet edhe doktore Moniken dhe doktorin mendjendriturNard Ndoka etj.Lum Shqiperia dhe Kosova qe i ka.

    Përgjigju
    • Arbërori: 27/05/2023 14:16

      Ti je një asgjë, m…sala, m…Iliri, tradhtar i pështirë antishqiptarë Edvini shqipfolës…! Mos u kapni për Albinin dhe Vjosen sepse juni të vegjel e nuk i njihni.

  • Beni: 27/05/2023 11:36

    Te lumte dora dhe mendja moj Kimete.Albin Kurti eshte ushtar i Sali Berishes.Populli i Kosoves te largoje nga pushteti,sikurse larguam ne Salen.Populli duhet ti dali zot vehtes se tij.Zoti e bafte ma mire !

    Përgjigju
    • Arbëri: 27/05/2023 14:18

      Albin Kurti është ushtar i kombit shqiptarë, kurse Qimetja është kush Paggan më mirë

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?