Në historinë e tij politike, sidomos në opozitë, Sali Berisha ka treguar se nuk e njeh një mënyrë tjetër opozitarizmi përveç krijimit të kaosit edhe pse e kamuflon atë me termin abstrakt ‘mosbindje civile’.
“Të nxisim frymën e mosbindjes civile. Në aktet e vogla, në aktet e mëdha, por të bindur se vetëm mosbindja civile do të mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kjo diktaturë”, tha Berisha 3 ditë më parë (14 dhjetor 2023)
Muajt e fundit flet çdo ditë për të, bën thirrje, thotë se i ka strukturat gati, ata po presin sinjalin por sinjal hiç. Të vetmit që sinjalit po i binden janë një grup deputetësh që kaosin parlamentar e kanë bërë normalitetin e seancave plenare.
Por fiksimi i Berishës me ‘mosbindjen civile’ dhe dështimi i tij me të ka një histori të gjatë, të paktën 8 vjeçare. Ishte dhjetori i vitit 2015 kur Berisha nisi betejën e tij për të nxitur shqiptarët për mosbindje civile, që vazhdon të bëjë edhe në dhjetorin e 2023-shit.
“Të përdorim të gjitha format e protestës, mosbindje civile...”, bënte thirrje Berisha më 10 dhjetor 2015, thirrje të përsëritur disa herë atë muaj.
Pastaj sërish në mars 2016.
“Kushtrim i madh për mbarë shqiptarët për të përmbysur me revolucion demokratik dhe mosbindje civile regjimin e neo-bllokmenëve”, shkruante ai në Facebook më 22 mars 2016.
Më 23 qershor 2016, në një fjalim në Parlament e kërkoi mosbindjen civile kundër reformës në drejtësi.
“Rama po tenton të kapë drejtësinë. Revolucion demokratik dhe mosbindje civile për të larguar sa më parë kryeministrin e vendit Edi Rama”,
Sërish disa muaj më vonë, në nëntor 2016.
“Iu bej thirrje studenteve, gjimnazisteve, prindërve te tyre dhe mbare qytetarëve... të ngrihen ne protesta, mosbindje civile te shporrin nga pushteti kliken e hajnave”, shkruante Berisha më 26 nëntor 2016 sërish në një postim në Facebook.
2017-a ishte viti i çadrës në bulevard dhe tentativa e parë për të bojkotuar zgjedhjet, ato të përgjithshme të 18 qershorit. Berisha nuk mund të mos e humbte mundësinë për mosbindjen e tij civile. Nga çadra e Lulzim Bashës, më 19 shkurt 2017, Sali Berisha thoshte se Rama do e pranonte qeverinë teknike ‘me një këmbë’.
“Nëse Rama nuk pranon PD do të imponojë që ta pranojë me një këmbë. Mosbindja civile ka 52 forma demokratike të saj. Do zgjidhim gjithsecilën për t’i treguar vendin atij Ediscobarit”
Sërish në prill, po nga çadra.
“Rama do flaket, s'do hyjë dot as në Surrel”, deklaronte më 27 prill 2017.
Vetëm pak muaj më vonë Basha bën marrëveshjen me Ramën që Berisha e konsideroi të jashtëzakonshme, pa qeveri teknike dhe pa asnjë mosbindje civile. Zgjedhjet u bënë, PD e tij humbi dhe menjëherë Berisha kërkoi rrëzim të Ramës, pasi me votë dështoi iu rikthye mosbindjes civile.
“Në këto kushte tejet te renda, ftoj qytetaret te mos largohen nga Shqipëria por te organizohemi me te gjitha format e mosbindjes civile paqësore kundër saj”, shkruante Berisha më 3 korrik 2017 në një postim në Facebook.
2018-a ishte viti kur PD tentoi të bënte atë që Berisha kishte vite që e kërkonte. Fillimisht mosbindjen civile e kërkuan me mospagim taksash por askush nuk i erdhi pas në këtë drejtim. Thirrja e Berishës identike si në 2 vite rresht.
“Të bëjmë ç’të duam kur të duam dhe si ta duam. Të motivojmë njerëzit dhe të drejtojmë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij”, thirrja e Berishës më 2 prill 2018.
Por përveçse disa goma të djegura në disa rrugë të bllokuara disa orë, pas asnjë përfitim në aksionin opozitar asgjë nuk ndodhe. Më 5 prill 2018 bllokuan rrugët. Edhe 2018 pa ndonjë efekt. Ëndrra e Berishës që të nxisë shqiptarët për mosbindje civile u shty edhe një vit tjetër.
Edhe 2019 ishte vit bllokimi rrugëve në prill dhe maj, nga Berisha, Basha e Kryemadhi.
“Unë dua të them të vërtetën dhe e vërteta është se përplasja civile është shumë e mundshme në këto kushte ku jemi. Rama ka një qasje refraktare dhe të paprecedentë dhe ai duhet të largohet nga pushteti me çdo mjet të mundshëm të mosbindjes civile”, deklaronte ai në një intervistë më 23 maj 2019.
Në vitin 2020 ishte shembja e Teatrit arsyeja pse Berisha siç duket mendoi se këtë herë do ta bënte mosbindjen e tij civile. Një ditë pas shembjes së godinës së teatrit kombëtar bënte këtë thirrje.
“Ta hedhim Ramën në Lanë! Të gjitha format e mosbindjes civile. Qytetarët nuk kanë më ligje dhe drejtësi, armën më të fuqishme kanë guximin e tyre”, tha Berisha më 18 maj 2020, në një protestë të opozitës.
2021-shi ishte viti i gjëmës së madhe për Sali Berishën dhe familjen e tij. Ai u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përjashtua nga Lulzim Basha dhe nisi luftën për rikthimin në krye të PD. ‘Mosbindjen e tij civile e transferoi në selinë e Partisë Demokratike kur 8 janarin e vitit 2022 e sulmoi me dhunë.
2 muaj më vonë, 25 marsin e vitit 2022 Berisha u fut në selinë e PD pas vendimit të Agron Zhukrit, ndërsa më pas iu rikthye ‘mosbindjes civile’ për të rrëzuar Edi Ramën që kishte vite të shpallur.
“Rama rri se e lamë ne, ta hedhim në Lanë”, kushtronte më 18 maj 2022.
Në gusht 2022 mosbindjen civile e premtoi për Ilir Metën pasi filloi hetimi NGA SPAK për të.
“Të gjitha format e protestave, përfshi edhe mosbindjen civile”, premtonte më 25 gusht 2022.
Më pas premtoi vjeshtën e revolucionit.
‘Do bëj gjithçka që kjo vjeshtë të jetë e revoltave, protestave dhe grevave”, deklaronte Berrisha më 23 shtator 2022.
Dhe sigurisht që edhe kjo vjeshtë nuk si solli Berishës asnjë revolucionar. Mosbindjes civile iu rikthye në dhjetorin e 2022-shit kur në një protestë kur Tirana vizitohej nga krerët e të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian.
“Vazhdojmë misionin deri në mosbindje civile. Ne jemi për të gjitha format e protestës dhe të mosbindjes civile”, thoshte Berisha më 9 dhjetor 2022, 3 ditë pasi u godit me grusht në një protestë.
Dhe vijmë në dhjetorin 2023. Revolucioni i Berishës me mosbindje civile 8 vite më pas është aty ku nisi në dhjetorin 2015.
“S’ka paqe deri sa të ikë Rama”, thoshtë më 26 janar 2023.
“Mosbindje civile, më 11 shkurt shkojnë në mosbindje civile”, angazhohej më 7 shkurt 2023.
“Mosbindje civile....” përsëriste më 9 mars 2023.
“Në këmbë demokrate e demokratë, mosbindja civile është betimi im”, bënte thirrje edhe një hërë më 2 dhjetor 2023.
Tashmë i marrë nën hetim vetë nga SPAK Berisha po e sheh si shpëtimin e vetëm mosbindjen civile, atë ëndërr që në sirtarin e tavolinës së tij të politikanit është e vjetër sa vetë demokracia shqiptare. Dhe të hënën e 18 dhjetorit, kur Kuvendi do të vendosë arrestimin e tij nga SPAK, Sali Berisha jep kushtrimin për revolucionin e radhës.
“Nuk është marrë akoma një vendim se duhet të takoj avoketërit, me të cilët duhet të këshillohem për këtë. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar, ne do vazhdojmë mosbindjen civile pavarësisht nga çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama”, ishte premtimi i tij se nga e hëna nis revolucioni pa kthim....
/ETHEM Lalaj/,100 % dakord me ju,por dua te shtoj se Berisha e perdor /mosbindjen civile/ vend e pa vend e nuk ja di dhe kuptimin.Nuk mund te perdoresh /mosbindje civile/ kur e ke fjalen me shume per revolucion,revolta,protesta,kacafytje,permbysje,/hedhje ne Lane/ e te ngjashme.Kur thua /mosbindje civile/ te kujtohet me teper Gandi e levizja e tij me metodat pacifiste per te fituar pavaresine e Indise,jo metodat e dhunshme te Berishes.Me /mosbindjet civile/ qe kerkon Berisha,jo qe Ramen nuk e largon dot,por as Bashen sikur te donte t'a largonte nga PD,nuk e largon dot.Mendoj qe protesta e te henes do te kete /entuziazmin/ dhe pjesemarrjen e mbledhjes per 33 vjetorin e PD organizuar nga Rithemelimi.
Përgjigjusali kerma,shpejt do hysh ne burg o shtrigan...
PërgjigjuDo i han rakun
Neser do jete nje dite e madhe per te gjithe socialistet shqiptare te cilet perbejne shumicen derrmuese te shqiptareve. Berisha do shkoje drejt burgut. Kete gje shqiptaret presin që me 31 mars 1991, kur Berishes i dhane humbjen ne zgjedhjet e para pluraliste. Ai shkaterroi cdo te mire qe ishte ndertuar per 50 vite me rradhe. Pas afro 33 vitesh durim, Edi Rama po i gezon shqiptaret dhe po u'a sjell drejtesine e shumepritur!
PërgjigjuOK,Për evidencën e përkryer për NON GRATËN me.. BE E RRUFE,Për mos bindjen Civile të dështuar në 33 vite në Opozitë. Betimet,Hakrrimet,Shkumbimet,Çjerrjet,Ulërimat e Sb janë si përralla e fshatrave me UJKU për të mos ngrënë delet.UJKU..UJKU..dhe UJKU nuk erdhi atë sene..! -Tashmë edhe fëmijët u mësuan me Sb dhe kthejnë kokën në anën tjetër duke bërtitur ERDHI GOGOLI..! -Sb bërtet me vete edhe natën si BENI ECËN VET nga frika e SPAK+GJKKO nëse arrijnë të TRIMËROHEN. -Data 18.12. më kujton datën e vitit 1981 kur M.Shehun e pam me syze e trup të gjakosur.Urojmë që Sb të shkoi vet në arrest shtëpie për të mbyllur gojën-WC duke helmuar mjedisin Shqipëtar dhe nd/Kombëtar. -Non grata e ka zgjedhur vetë rrugën e TURPIT që në 1992 kur ju dha mundësia të bëi Shqipërinë si Europa. -Fundi i AntiShqipëtarve në 33 vite dihet tashmë.
Përgjigju