Duket sikur tashmë propozimet për martesë janë kthyer në një “garë” romanticiteti.
Në rrjetet social çdo ditë shohim me qindra propozime të ndryshme për martesë të cilat shpesh bëhet virale, megjithatë nuk kemi parë kurrë një propozim me 5 unaza.
Historia e William Hunn nga SHBA, i cili propozoi Brittney Miller, gruan e tij të ardhshme për martesë me 5 unaza të ndryshme, pas një xhiroje romantike me helikopter po bën xhiron e botës.
I riu i dha mundësinë vajzës bukuroshe të zgjedhë unazën që i pëlqen më shumë, duke i ofruar jo një, as dy, por pesë unaza të ndryshme.
“Kisha shumë emocione, teksa edhe po përpiqesha të kuptoja se si arriti të realizonte gjithçka pa u kuptuar. Kam qarë shumë”, u shpreh Brittney Miller lidhur me propozimin.
Ky padiskutim është një propozim i veçantë dhe i rrallë për martesë!