‘Ëndrra e një nate vere’ në Metropol, regjisorja: Kryefjalë e jetës së çdokujt është dashuria

23 Nëntor 2019, 13:53| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 14:01

  • Share

 “Ëndrra e një nate vere” e Uilljam Shekspiri ngjitet në skenën teatrore shqiptare sërisht. Subjekti i shkruar në vitet 1595-’96, që ende vazhdon të tërheqë regjisorë në mbarë botën, kësaj here vjen në regjinë e Armela Demajt. Regjisorja ka zgjedhur që si spektakël fjale, ngjyrash edhe koreografie për festat e fundvitit të ngjit në skenën e Teatrit Metropol veprën e Shekspirit. Nën lojën e artistëve të rinj, dashuria, ëndrrat edhe imagjinata, ndërthuren së bashku në një botë me intriga edhe fantazi.

“Historiku i Shekspirit në sallat e Metropolit ka qenë shumë pozitive, kjo është një arsye që zgjodha këtë vepër për këtë periudhe, por edhe për atmosfera festive që vepra sjell në këto momente që dekorohet qyteti, ku njerëzit vijnë në teatër që të mbushen me gëzim”, thotë Demaj.

Në qendër të kësaj shfaqje që zhvillohet në një botë misterioze dhe magjike në realitete konvertojnë karaktere dhe imazhe nga më të ndryshmet, si: Duka i Athinës, Ippolita mbretëresha e amazonës, artizanët, oborrtarët e rinj edhe zanat etj.

“Është një ëndërr që në thelb të saj ka dashurinë, atë që zemra edhe syri kërkon. Dashuria është një nga motorët kryesorë që udhëheq jetët tona, është kryefjala e jetës së një individi. Kjo komedi merret me fuqinë që ka dashuria edhe me atë që është në gjendje të bëjë ajo”, shprehet regjisorja.

Regjisorja bashkëpunimin vetëm me artistë të rinj, si Alba Shtëmbari, Aleksandër Mitrollari, Amri Hasanlliu, Edvin Mustafa, Engjëll Hoxha etj., e quan me vend, në një vepër, që kryefjalë të saj ka dashurinë.

“Kjo vepër e ka të nevojshme, që të ketë artist të rinj, të ketë njerëz që janë në fillim të karrierës së tyre, edhe duke qenë se kryefjala është dashuria, kush më shumë sesa të rinjtë e kanë kryefjalë të jetës së tyre atë. Arsyeja përse këto ngjarje ndodhin është për shkak të ngatërresës, që bëjnë personazhet fantastikë që janë në këtë vepër, por edhe për shkak se fuqitë e mëdha komandojnë jetët tona”, thotë Demaj.

Shfaqja“Ëndrra e një nate vere” vazhdon  të ngjitet në skenën e Teatrit të Metropolit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?