Goglat e shortit të Champions League

Sport

Ëndrra për grupet e Champions League, Shkëndija mëson rivalët nëse kalon në play-off

4 Gusht, 12:46| Përditesimi: 4 Gusht, 14:42

  • Share

NYON, Zvicër - Këtë të hënë në selinë e UEFA-s u hodh shorti për fazën play-off të Champions League. Në këtë turne ende është në garë klubi shqiptar i Shkëndijës së Tetovës, që ka mësuar rivalët.

Për momentin kuqezinjtë janë pjesë e fazës së tretë kualifikuese të Champions League dhe përballen me azerët e Qarabag. Në rast se kalojnë këtë rival, Shkëndija do duhet të diskutojë me fituesin e çiftit Ludogorets - Ferencvaros për një vend në grupet e Champions League; gjë që do ishte historike për kuqezinjtë. Ndeshjet play-off të Champions League luhen më 19/20 dhe 26/27 gusht.

Me formën që kanë treguar në fushë, ekipi kampion i Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë më pak se kampionët e Bullgarisë apo Hungarisë. Përpara se të mendojnë për ndeshjen play-off, tetovarët e Jeton Beqirit duhet të futen nesër në fushë në orën 20:00 dhe të marrin një rezultat të mirë kundër Qarabag në ndeshjen e parë. Kujtojmë se për momentin deri në këtë pikë të garës, Shkëndija minimalisht ka siguruar për herë të parë grupet e një turneu evropian, ato të Conference League.

Ndërkohë, koicidencë interesante në Europa League. Nëse Shkëndija eliminohet nga Qarabag, do përballej në play-off e Europa League me humbësin e Ludogorets - Ferencvaros; kjo sipas shortit të hedhur. Kundërshtarë që nuk iu ndanë tetovarëve.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?