Futbollisti belg Charles de Keteleare

Ëndrra për talentin belg, Milan nis negociatat me Club Brugge! Ofron 20 milionë euro plus bonuse për 21-vjeçarin

5 Korrik 2022, 12:11| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 12:13

  • Share

Milan sipas Sky Sport ka bërë ofertën e parë për talentin belg Charles De Ketelaere të Club Brugge. Për mesfushorin ‘djalli’ ka ofruar 20 milionë euro plus bonuse, ndërsa bisedimet vijojnë. Ardhmja e mundshme e mesfushorit 21-vjeçar nuk do përjashtonte blerjen e anësorit Zieych, por e kundërta.

Belgu vlerësohet nga klubi aktual jo më pak se 30 milionë euro, ndërsa në garë për të është edhe Leicester nga Premier League. Një karakteristikë e pazakontë e fantazistit është gjatësia 1.91 cm i gjatë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?