Pasi gjykoi Leipzigun me Young Boys në Champions League, tanimë Enea Jorgji me ndihmësat e tij nga Shqipëria do jenë arbitra në duelin e Europa League mes Sporting Lisbone dhe Rakow (Poloni).
Nesër në 21:00 në Portugali, në stadiumin "Jose Alvalade" UEFA ia ka besuar elbasanasit Jorgji bilbilin kryesor të sfidës. Ndihmësa të tij do jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Arbitër i katërt do jetë Florian Lata.
Në VAR do kujdeset Juan Martínez Munuera nga Spanja, me ndihmës Dennis Higler nga Holanda. Kujtojmë se arbitrat shqiptarë këtë sezon janë futur në Kategorinë A nga UEFA, çka Jorgjit me shokë mund t'i besohen edhe ndeshjet e grupeve të kompeticioneve më të rëndësishme evropiane.