Enea Mihaj kapiten i Famalicao

Enea Mihaj merr 'grada' në Portugali

24 Shtator, 15:57| Përditesimi: 24 Shtator, 15:58

  • Share

Mbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj ka mbajtur shirtin e kapitenit në dy ndeshjet e fundit që Famalicao luajti në kampionatin portugez. Bëhet fjalë për takimet kundër Gil Vicente dhe Moreirense, të cilat u mbyllën në barazim respektivisht 1-1 dhe 0-0.

Mbrojtësi 26-vjeçar shihet gjithmonë si alternativë e sigurt për Sylvinhon, teksa ka marrë grada në ekipin e tij. Dhe pse nuk ka marrë asnjë minutë, ai ishte pjesë e Euro 2024 dhe gjatë dy sfidave të Ligës së Kombeve.

Mihaj është pjesë e Famalicao që militon në elitën portugeze prej verës së vitit 2022. Mihaj ka kontratë me ekipin portugez deri në fundin e këtij sezoni, duke mos përjashtuar një rinovim.

Enea Mihaj

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?