Në një kohë kur korona virus i ka ndarë njerëzit fizikisht, rrjetet sociale po i afrojnë ato duke i bërë që nëpërmjet videove të ndryshme të përjetojnë emocione të forta.
Emocione të tilla na ka ofruar edhe Eneida Tarifa, e cila nëpërmjet një video, së bashku me instrumentistë të ndryshëm, ka risjellë për publikun këngën "Ma zgjat dorën", një këngë me mesazhe goditëse.
Video është publikuar edhe nga artistë të tjerë në profilet e tyre në instagram, si aktori i humorit Julian Deda, i cili i ka përgëzuar këngëtaren dhe instrumentistët për gjetjen. Në këto ditë të veshtira, muzika duket se është shoqëruese shumë e mirë e njerëzve.
Lajmi kryesor:
Mesazhet e artistëve nga vetëkarantinimi: Nga 'Dua më shumë Shqipërinë', tek vepra në murtajë e Shekspirit (VIDEO)
D.M.//ReportTv.al