Qeveria ka prezantuar planin strategjik për energjinë në periudhën 2025-2029, i cili synon reduktimin e humbjeve në rrjet nën nivelin 12% dhe diversifikimin e burimeve me mbi 150 MW kapacitete të reja.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, njoftoi se parku eolik prej 5600 MW do të jetë më i madhi në Europë, ndërsa qyteti i Korçës do të gazifikohet.
Në këtë plan parashikohet gjithashtu trefishimi i kapacitetit të eksportit të energjisë, forcimi i ndërlidhjes rajonale me linja të reja interkonjeksioni, si edhe përmirësimi i shpërndarjes përmes investimeve.
Një tjetër projekt i rëndësishëm është nisja e ndërtimit të linjës së re nënujore Shqipëri-Itali, që do të rrisë ndjeshëm rolin e vendit në tregun rajonal të energjisë.
'Energjia 2025-2029', shkruan Rama.
Komente

Duhet te behet projekti “NEURON ENERGY TERMAL” pra liqeni termal nentokesor Neuron ne Juglindje te kyhehet ne energji gjeotermale dhe behet ai rajon ne Leskovik vend punesimi dhe investim gjigand ne industrine e energjise per 2026-2029
Përgjigju