Në ambientet e shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela ” në Durrës u zhvillua panairi i aftësive dhe dita e prezantimit për nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Durrësit, të cilët patën mundësinë të vizitojnë nga afër ambientet e shkollës profesionale.
Nxënësit e shkollës profesionale “Beqir Çela” prezantuan disa prej projekteve dhe punimeve më të mira të tyre tek të cilat spikat fakti që këto punime janë ndërtuar brenda një kohe rekord prej 2-3 ditësh. Spikatin mes këtyre projekteve ai i energjisë së rinovueshme me panele diellore, sistemi dixhital i vaditjes i vënë në funksion në shkollë si dhe projektet për inovacionin etj.
Shkolla “Beqir Çela” në Durrës ka aktualisht 1200 nxënës në 5 degë të ndryshme, shërbim mjetesh transporti, mekanikë, elektroteknikë, hidraulike, teknologji informacioni. Kjo shkollë vazhdon të ketë një trend pozitiv në regjistrimin e nxënësve të rinj në vitin e parë.
Komente
