Brenda tre muajve të parë të këtij vit, do të zhvillohet ankandi i parë për ndërtimin e parqeve eolike qe prodhojnë energji përmes erës.
Ministria e Infrastrukturës njoftoi këtë fakt, duke i konsideruar parqet eolike prioritet për vitin 2021. Pas paneleve diellore, energjia nga era do të shtojë burimet energjetike të rinovueshme të vendit.
“Parqet eolike janë një trend i ri në Evropë dhe ne kemi vendosur që ti japim një mundësi investitorëve shqiptar duke i mbështetur pasi kanë çmimin e paracaktuar siç është PPA. Është një nën-sektor i energjisë elektrike i cili ka filluar të lëviz”, u shpreh Balluku.
Ankandi do ti japë mundësinë ofertuesve të propozojnë projekte me një kapacitet minimal prej 30 MË dhe maksimal prej 75 MË. Ministria do të mbështesë fituesin me çmimin e paracaktuar që është 75.6 euro për MË. Çdo ofertues i përzgjedhur do të lidhë një Marrëveshje të Blerjes së Energjisë me afat 15-vjeçar për të shitur 100% të energjisë së prodhuar nga projekti i tij. Ndërsa në rastin e Parkut të Karavastasë shteti garantoj blerjen e vetëm 50% të energjisëqë do të prodhohej.
“Pas përfundimit të periudhës 15 vjeçare shteti shqiptar ka të drejtën që ti nxjerrë përsëri në ankand këto parqe apo edhe ti përdor vetë si burime energjetike”, pohoi ministrja për Report TV.
Por brenda këtij viti do të hapen edhe ankande hibride, ku shteti garanton vetëm çmimin e shitjes së energjisë, dhe nuk garanton as tokën.
“Ankandet hibride janë të mbështetura me çmim të paracaktuar nga shteti shqiptar por pa pasur angazhime të tjera. Në rastin e ankandeve fotovoltaike ne vendosim edhe tokën, ndërsa në rastin e ankandeve hibride nuk na duhet që të kemi një tokë apo angazhime të tjera, i vetmi angazhim është çmimi i paracaktuar siç ligji e parashikon. Çmimi i paracaktuar është një mbështetje e pastër ekonomike që buxheti i shtetit i jep investitorëve për ta nxitur atë”, sqaron Balluku.
Diversifikimi i energjisë elektrike është një nga prioritetet e qeverisë, nëpërmjet të cilit synohet që të ulet importi i energjisë elektrike nga jashtë.
NUK te investon njeri ne energjine e eres N.Q.S. TI DO TIA MARRESH PAS 15 VJETESH,,,INVESTIMI ESHTE I PRONARIT DHE I MBETET ATIJ GJITHE JETEN,,,SHTETI MUND TE MARRE 30-40 % TE ENERGJISE TE PRODHUAR ,,,KJO DO I STIMULONTE INVESTITORET TE BEJNE INVESTIME,,HAJDE MINISTRE HAJDE,,PYKE FARE...
PërgjigjuKishte një fjalë për të thënë dhe e tha. Kaq