Çmimi i energjisë i ndarë në tre fasha për furrat e bukës, i propozuar nga OSHEE, ishte tema në ‘Përballje’ në Report TV.
Eduard Elezi, eksperti i energjisë i ftuar në studio deklaroi se tek Enti Rregullator i Energjisë nuk ka kryer një studim apo analizë për të ardhur tek rritja e çmimit.
‘Në tregun e rregulluar të gjitha kompanitë duhet të aplikojnë pranë Entit Rregullator dhe duhet të paraqesin dokumentacionin. Kemi propozime për rritje të tarifës së energjisë elektrike. Problem është që tek Enti nuk është publikuar një aplikim i tillë tek Enti Rregullator i Shpërndarjes. Duhet të shohim bliancin e kompanive. Pse propozhet për rrritje? Ka probleme në shpërndarje? Duhet të sjellë OST bilancin e saj, dhe duhen sjellë plainin e investimeve. Duhej bërë publilk kërkesa me gjithë dokumentacionin e Entit Rregullator. Kjo është pjesa ligjore që duhet ndërmarrë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.’, tha Elezi.
Për Azmer Duleviç, ekspert energjie një rritje e tillë ndodh pasi shumë biznese abuzojnë me energjinë.
‘Jam dakord me këtë ndarje dhe rritje çmimi. Shumë biznese abuzojnë sa i përket energjisë elektrike. Çdo bar-kafe shet dy panine dhe dy byrek dhe kondicionerët janë hapur gjithë kohën dhe paguan si furrë buke. Kush është bar-kafe duhet të paguajë më shumë se një furrë buke. Ka abuzime.', u shpreh Duleviç.
Sipas Duleviç një nisëm e tillë duhej ndërmarrë më shpejt.
‘Është një nisëm e vonuar që duhet të jetë edhe në biznese të tjera. Qytetarët duhet ta kenë të qartë se për furrat e bukës nuk ka rritje çmimi. Por duhet riparë çmimi se është shumë i lartë.’, shtoi eksperti.
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoinshiq mendon se mund të ketë abuzime më pas tek çmimet e bukës.
‘Duhet nisur me uljen e çmimit për furrën e bukës. Pasi buka është çmim bazë. Të ketë iniciativë për uljen e çmimit. Iniciativë e vonuar por uroj që të finalizohet dhe të mos ketë diskriminim. Nuk duhet të ketë rritje çmimi tek buka. Furra buke ka plot, çështja është se nga një furrë tek tjetra shohim diferencim çmimesh. Mendoj se mund të ketë abuzime por nuk mendoj se do të ketë rritje të çmimit të bukës.’, tha Radoinshiq.
Vendimi i OSHEE-së për furrat do të jetë me tre fasha. Vetëm për furrat e bukës, çmimi do të mbetet 7.6 lekë/kliovati. Ndërsa për furrat që funksionojnë edhe si pastiçeri do të rritet në 9.5 lekë/kwh dhe për furrat që kanë edhe kafe do të jetë 12 lekë/kwh.
Këto fasha janë caktuar sipas OSHEE për të shmangur abuzimet që bëjnë furrat, pasi janë 2600 subjekte që ofrojnë shërbim furrë, pastiçeri dhe kafe dhe paguajnë njësoj si ata që tregtojnë vetëm bukë.
Eksperti i energjisë, Eduard Elezi deklaroi në ‘Përballje’ se rritja e çmimit të energjisë me tre fasha për furrat e bukës është bërë pa analizë dhe një studim të thelluar, ku të evidentohen edhe bilancet e kompanive dhe sa energji harxhojnë.
'Kjo bëhet bisedë për tarifat e rregulluara të energjisë elektrike. Ajo që quhet tarifë e rregulluar. Duhet ditur se si funksionon sektori i energjisë, tregu i tij. Tregu i rregulluar nuk është as ministrja as drejtorët. Është një institucion që bën analizën e kostove të kompanisë. Ka 10 vjet që nuk paraqesin asnjë bilanc të certifikuar pranë entit rregullator që të kërkojnë rritje apo ulje. Nëse preket konsumatori nga rritja e bukës, kjo është çështje fundore.
Në rast se rritet energjia ta dijnë gjithë konsumatorët shqiptarë që ka rritje të produkteve. Abuzimet i shqyrton shteti shqiptar. Analizën që bën OSHEE janë gabim. Kërkesa për ritjen e energjisë është thelbësore. Këtu nuk ka një analizë nga ERE por e shohin vetëm parciale. Analiza pranë ERE kompanitë publike duhet të dërgojnë bilancet, nga e merr këtë energji. Nëse e merr nga KESH, nga importi. Do një analizë thelbësore të sektorit të energjisë, jo se çfarë bëjnë furrat e bukës. Duhet të bëj dhe analizën OSHEE. Nuk ka lidhje me tarifën, tarifa është diçka krejt tjetër.', tha Elezi.
Ndërsa eksperti Duleviç u shpreh ne kemi çmimmin më të lartë për konsumatorët familjarë të energjisë.
‘Ne kemi çmimin më të lartë për konsumatorët familjar në rajon. Dhe patjetër në 2015 është bërë një rritje për energjinë elektrike për të shtuar investimet në rrjet dhe për të ulur humbjet. Dhe kjo nuk është bërë. Është bërë rritje çmimi dhe cilësia nuk është rritur.’, shtoi Duleviç.