Engel largohet nga Kongresi Amerikan, Meta: Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve

4 Janar 2021, 11:16| Përditesimi: 4 Janar 2021, 11:17

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kongresmenin Eliot Engel, i cili mbylli rrugëtimin e tij në Kongresin Amerikan pas 32 vitesh. Meta e ka cilësuar Engel si një avokat të palodhur dhe një zë të fuqishëm për shqiptarët në Kongresin Amerikan. Presidenti Meta shkruan se Engel do të jetë gjithmonë mik i shqiptarëve falë punës së tij të jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ,  dhe për kontributin për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

"Përherë mirënjohës mikut të sprovuar të kombit shqiptar, z.Eliot Engel, për mbështetjen e jashtëzakonshme të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për rolin e rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë, si dhe për kontributin e pakursyer dhe shumë të çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, z.Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike.

Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z.Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.

Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane", shkruan Meta.

Gjatë ditës së djeshme figura e Eliot Engel u vlerësua edhe nga Ambasadorja Kim, kryedemokrati Basha dhe deputetja Rudina Hajdari.

Komento

Komente

  • O tej: 04/01/2021 17:43

    Ilir Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?