Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi

Politikë

Engjëll Agaçi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali, Këshilli i Ministrave: Do kthehet në detyrë sapo të rikuperohet

16 Shkurt, 14:05| Përditesimi: 16 Shkurt, 14:10

  • Share

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të papritur në Itali. Mësohet se rreth tre javë më parë, gjatë një udhëtimi privat, Agaçi ka pasur disa simptoma për të cilat është detyruar që të kryejë kontrolle mjekësore.

Sipas diagnostikimeve, mjekët kanë rekomanduar një ndërhyrje të menjëhershme, e cila është kryer me sukses. Këshilli i Ministrave ka konfirmuar se Agaçi ndodhet në proces rikuperimi.

Megjithëse gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar, do të duhet një periudhë e caktuar kohe për rikuperimin e plotë përpara se ai të rikthehet në detyrë.

Mungesa e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me një periudhë me ngarkesë të lartë politike, por detyrat e tij janë deleguar sipas ligjit.  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aristidh: 22/02/2025 21:38

    Don Agaçi ka ça ferren, eshte si kokrra e molles por seç ka nje si biçim mase sigurimi afer dhe duhet me ik si Ben tigri

    Përgjigju
  • Max: 17/02/2025 07:43

    Pastroni shpirtin o njeres se ju ka zene frymen ligesia. E para eshte humani ti urojm atij dhe familjes sherim te shpejt, e dyta Agaci ka vite si pagues detyrimeve te sigurimieve ne itali ku ka punuar si avokat e per rrjedhoje eshte detyrimi i institucioneve italiane ti pergjigjen ne situata te tilla . O njeresss hapeni shpirtin dhe dhe mendjen .

    Përgjigju
  • Nastradini: 16/02/2025 21:34

    Po pse në Itali? Në kemi kushte shumë të mira ktu ne Shqiperi kemi një shëndetsi me 5 yje. Apo jo!

    Përgjigju
    • Eri: 17/02/2025 00:31

      Nëse ka paguar sigurimet shëndetësore për 20 vjet atje, pse jo?

    • Or tej: 17/02/2025 00:13

      Ata po shkojne ne gyrbet per shume me pak yje per te miren e popullit or teeeejjjjj

  • Delinquenti: 16/02/2025 19:44

    Mos eshte semur si Dritan Prifti dhe ky,dreqi ta haj si po semuren edhe keto ruaje veten o njerez......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?