Ëngjëll Agaçi

Engjëll Agaçi nderohet si 'Kalorës i Meritës' i Republikës nga presidenti Mattarella! Historia e panjohur e 'eminencës gri' pranë Edi Ramës

4 Tetor 2023, 18:38| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 07:41

  • Share

Historia e tij fillon si ajo e mijëra shqiptarëve të tjerë që u larguan në Itali për të shpëtuar nga një sistem që nuk po rrëzohej akoma, pavarësisht dëshirës dhe përpjekjeve të tyre. Por më pas mori rrugë siç mund t’u ndodhë vetëm pak vetëve në jetë: U kthye në Shqipëri për të marrë detyrën në majë të pushtetit të Shtetit tashme të lirë e për t’u vlerësuar pastaj edhe nga Italia, atdheu i tij i dytë që 30 vite më parë e priti si një emigrant pa asnjë qindarkë në xhep, veç një mali me ëndrra.  

Kjo është historia e parrëfyer asnjëherë më parë e Engjëll Agaçit, avokat në Itali dhe prej 2013 Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave në Shqipëri. Presidenti italian, Sergio Mattarella, e vlerësoi me titullin Kalorës i Meritës i Republikës së Italisë, dekorata më i lartë për italianët. Agaçi bën pjesë në atë grup të dendur qytetarësh, të rritur mes dy brigjeve të Adriatikut, lindur shqiptar e më pas, shndërruar edhe në italian. Një “italianez” identik edhe me shumë italianë të tjerë të shndërruar në shqiptarë.  

“Dy nënshtetësi janë një vlerë e shtuar, sepse janë dy identitete që mblidhen, nuk zbriten”, tha ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljes.  

“Ky titull ka vlerë si nje hajmalie – tha Engjël Agaçi gjatë fjalës së tij falenderuese – jo vetëm sepse vlerëson shërbimet e mia ndaj vendit tim, por akoma më shumë sepse rrit mirënjohjen time ndaj vendit që ma dorëzon, pa të cilin sot, nuk do të isha njeriu dhe profesionisti që jam. Kjo medalje është për mua edhe një mirënjohje për vitet e kaluara në Itali, kur isha emigrant dhe arrita të bëj Drejtësinë profesionin e jetës sime. Dhe më lejoni të tregoj se e arrita kete me shumë punë, fillimisht modeste, pastaj profesionalisht më i ngritur dhe për të cituar Leopardin “me një studim të çmendur dhe shumë i deshperuar”. 

Pjesa e panjohur e jetës së Engjëll Agaçit është pikërisht ajo e rinisë në Shqipëri dhe më pas zgjedhja për t’u larguar, vitet e para në Itali deri në suksesin si avokat në Romë. Nuk ka dhënë kurrë një intervistë apo deklaratë publike në 10 vite për shkak të natyrës së tij të rezervuar dhe ndoshta, edhe për atë mister që e rrethon, shpesh ka përfunduar dhe në “mishgrirësen” e politikës shqiptare. Engjël Agaç flet pak për veten. Edhe përballë sulmeve të opozitës politike që e ka përfshirë vazhdimisht që kur punon me Edi Ramën, ka respektuar gjithnje rregullin demokristian të heshtjes, se siç mësonte Giulio Andreotti “një përgënjështrim është vetëm një lajm i dhënë dy herë”. 

Për të njohur historinë e tij private duhet të shkojmë pas në 1990 kur Engjell Agaçi ishte student i ekonomisë agrare në Institutin e Bujqësisë në Kamëz. Në Shqipëri sapo kishin mbërritur erërat e para të revoltave që kishin përfshirë shumë regjime komuniste në Europën e Lindjes. Ai nuk e dashuron atë fakultet që ia kishte caktuar partia sepse ajo që në të vërtetë ëndërronte nuk ishte puna në një kooperativë, por në një sallë gjykate. Pranimi në fakultetin e drejtësisë iu refuzua nga partia. Sapo krijohet mundësia, Engjëll vihet në krye të protestave të para studentore që nisën në Kamëz, për t’u bashkuar me protestat e mëdha që shpërthyen në Qytetin e Studentit, ku bashkohen të gjithë fakultetet e tjera. Nga konviktor, në revolucionar, ishte një kalim i shkurtër edhe për të, ashtu si dhe për mijëra të rinj të tjerë shqiptarë në ato muaj protestash të përgjithshme. Merr pjesë në grevën e urisë për të kërkuar pluralizmin politik dhe firma e tij është dhe mes nismëtarëve të Partisë Demokratike si forca e pare opozitare. Partia Komuniste, ende në pushtet, nuk e pëlqen aspak këtë fakt. Ndërsa Engjëlli jetonte në Tiranë duke studiuar, familja e tij (babai, nëna, dy vëllezërit dhe motra e vetme) kishin mbetur në Fier, ku babai punonte në një ofiçinë mekanike. Në rrethe presionet politike ishin më të forta. Babait, Ramiz Agaçi, partia i kërkon me ngulmim të distancohet nga i biri, por ai me një gjest krenarie dhe mbrojtje ndaj të birit nuk pranon dhe dorëzon teserën e partisë. “Babai im ishte Kalorësi i parë”, kujton Engjëlli. Për këtë arsye pushohet nga puna dhe mbi familjen e tij bie kërcënimi i forcës së mbetur të një regjimi në agoni. 

Ajo që tregohet shumë pak nga ato muaj të revolucionit anti-sistem, është pikërisht frika që përjetohej. Ishte e vërtetë që diktatura po merrte fund, por terrori që kishte ushtruar për 45 vite mes njerëzve, nuk kishte vdekur. Askush nuk mund ta dinte me të vërtetë se si do shkonin ngjarjet. Ja pse Engjëll Agaçi nën këshillat e babait vendos të arratiset: në shkurt të 1991 niset nga Durrësit me anijen Tirana e mbushur me mijëra të rinj shqiptarë të tjerë dhe arrin në Brindizi. Këtu nis një “odise” e përbashkët me shumë shqiptarë të atyre viteve. Transferohet në Leçe ku nis punën në një restorant për të mbijetuar, ndihmon si vullnetar etërit salezianë që e mirëpresin sidomos dhe falë emrit të tij “Angelo”, pa ditur se familja Agaçi është e besimit musliman. Ndërkohë ai vazhdon të ushqejë ëndrrën e tij: Do të bëhem avokat. Në Leçe nuk ekziston ende një fakultet Drejtësie, kështu mbledh kursimet dhe niset për në Romë: Në xhep ka vetëm 1 milion e 240 mijë lireta por dhe dëshirën e madhe për t’ja dalë. Gjen përsëri një punë në restorant ku bën dhe karrierë dhe ndërkohë studion juridik në fakultetin e Tor Vergatës. “Studjonte natën, në tram dhe në metro’”, tregojnë për të miqtë e asaj kohe. Por zgjedhja më e vështirë arrin pas diplomimit, kur për t’u regjistruar në urdhrin e avokatëve duhet të nisë praktikën në një studio profesionale dhe duhet të lerë punën duke hequr dorë nga të vetmet të ardhura dhe nga e vetmja rrogë qe e kishte. Bën një zhytje drejt të panjohurës. Eshtë sfida më delikate në jetën e tij, që ai e merr përsipër.   

Lind në këtë mënyrë marredhenia me studion e avokatit Giampiero, që Engjëlli e quan me dashamirësi Giampi (Xhampi), e që vazhdon edhe sot ta prezantoje si mentorin e tij. Në të vërtetë është si një baba i dytë që sot është 80 vjeç, i mençur nga mosha, nga eksperienca dhe nga një vizion për një botë akoma plot ideale. Giampi ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë e dekorimit të Engjëllit, “djalit” të tij italianez dhe është një personazh shumë karizmatik, i thellë dhe plot humanizëm. Bashkë me të kanë mbërritur posaçërisht nga Roma për Agaçin edhe ish-kryeministri italian Massimo D’Alema, aktori Ezio Greggio dhe kampioni i Lazios Igli Tare, të gjithë miq të afërt të tij.  

Në 1998 Engjëll Agaçi bëhet avokat dhe nis të ushtrojë të drejtën penale (edhe pse më vonë do të specializohet dhe në të drejtën publike) dhe mbledh rreth vetes me qindra klientë: Shumë emigrantë shqiptarë, por edhe shumë italianë. Madje klienti i parë që i dha një çështje për ta mbrojtur ka qene pikërisht një oficer i ushtrisë italiane që e kishte njohur ndërsa punonte në restorant dhe tani e thërreth avokat. Ishte çështja e parë dhe njëkohësisht fitorja e parë për Engjëllin. Mes klientëve shqiptar ishte dhe ish-kryeministri Fatos Nano, që i beson Engjëllit mbrojtjen ndaj shpifjeve të dy gazetave italiane, të fituara që të dyja. “Engjëlli në punë është shumë serioz, shumë serioz dhe mbi të gjitha nuk ja hedh dot askush”, thotë Giampi, krenar për të. Respekton të tjetër por dhe pretendon respekt.  

Giampi dhe Engjëll ishin të pandarë deri në verën e 2013, kur në mënyrë gati të rastësishme Engëll Agaçi takon Edi Ramën, që pasi kishte fituar zgjedhjet, ishte në kërkim të talenteve shqiptare për të kthyer në Shqipëri, siç kishte bërë ai në 1997 kur Fatos Nano e bindi të braktisë Parisin për t’u bërë Ministër i Kulturës. Një marrëdhënie ajo mes Agaçit dhe Ramës shumë e ngushtë, bazuar në respekt reciprok, por edhe në një farë distance profesionale. “U ktheva në shtëpi pas thirrjes së një burri, i tërhequr nga pasioni i tij  - kujton Agaçi në fjalën e tij - një njeri me pamje unike nga gjatesia 10 vite më parë, ashtu dhe sot  nga vlera e thellësia e pranuar nga të gjithë, përfshi dhe armiqtë e tij. Në këto 10 vite nuk ka qenë vetëm shefi im, por edhe shoku më i madh përgjatë një udhëtimi të papërshkrueshëm. Një drejtues që më ka dëgjuar përherë me vëmendje, më ka mbështetur me respekt dhe ndonjëherë edhe më ka shkundur me zërin pak më të lartë. Kryeministri ynë, Edi Rama, nuk më ka dhënë dekorata, por më ka bërë nderin dhe besimin për të shërbyer në përgjegjësinë më të lartë, per më të çmuarën e vlerave tona, Atdheun tonë, duke vënë në shërbim profesionin tim të Drejtësisë. Do ta falenderoj gjithmonë dhe nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme”.  

Rama e dëgjon fjalimin duke pohuar gjatë ceremonisë së dekorimit, para se ta përqafojë Engjellin me një nga ato batutat e tij që thyejnë emocionin: “Mirë medalja si Kalorës, po kanë harruar të të dhurojnë edhe kalin”. Mes të pranishmëve në Rezidencën italiane të gjithë qeshin dhe duartrokasin. 

Takimi me Edi Ramën dhe emërimi si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, shënojnë fazën e tretë të jetës së Engjël Agaçit, që po e kryen me dedikim të plotë. Një tjetër “italianez” i suksesshëm që pavarësisht rolit të rëndësishëm në atdhe, sheh me emocion dhe përulësi dekorimin e sapomarrë nga presidenti Mattarella dhe thotë i prekur: “Faleminderit miq, faleminderit Itali”.

VERSIONE ITALIANA - Engjell Agaci, da emigrante a Cavaliere al merito. La storia sconosciuta di un ‘’italianese’’ al vertice dell’Albania

La sua storia inizia come quella di migliaia di altri albanesi fuggiti in Italia per mettersi in salvo da un regime che stentava a crollare, nonostante il loro desiderio e il loro sforzo. Ma si è evoluta come accaduto solo a pochi: ritornare in Albania per occupare un posto di potere al vertice del nuovo Stato libero e poi essere premiato dall'Italia, la sua seconda patria che 30 anni fa lo aveva accolto come un emigrante senza nulla in tasca tranne un mucchio di sogni. E' la storia finora mai raccontata di Engjell Agaci, avvocato in Italia e dal 2013 segretario generale del consiglio dei ministri in Albania. Il presidente italiano, Sergio Matteralla, gli ha conferito la medaglia di Cavaliere al merito della repubblica, la massima onoreficienza riservata agli italiani. Agaci rientra in quel folto gruppo di cittadini cresciuti a cavallo tra le due sponde dell'Adriatico, nato albanese e diventato poi anche italiano. Un autentico ''italianese'', identico ai tanti italiani diventati poi anche albanesi. 

''La doppia nazionalità è un valore aggiunto, perchè sono due identità che si sommano, non che si sottraggono'' ha commentato l'ambasciatore d'Italia Fabrizio Bucci durante la cerimonia di consegna dell'onoreficienza.

''Questo titolo ricevuto che ha il valore di un amuleto - ha detto Engjel Agaci nel suo discorso di ringraziamento -  ha per me un immenso significato, non solo perché vede riconosciuti i servizi resi al mio Paese, ma ancor più perché muove la mia gratitudine per il Paese che me la consegna, senza il quale io non sarei mai arrivato a essere l’uomo e il professionista che sono. Questa onoreficienza è per me anche un importante riconoscimento per gli anni trascorsi in Italia, quando da immigrato albanese, ho fatto del diritto il mestiere della mia vita. E lasciatemi dire che ce lo fatta con tantissimo lavoro, prima umile, poi professionalmente più elevato e per dirla con Leopardi, con “uno studio matto e disperatissimo”.

La parte mai raccontata della vita di Engjell Agaci è proprio quella che riguarda la sua gioventù in Albania e poi la scelta di fuggire, i primi anni in Italia fino al successo come avvocato a Roma. Non ha mai rilasciato una intervista o una dichiarazione pubblica in 10 anni a causa della sua natura riservata,  e forse anche per qull'alone di mistero che lo circonda è finito spesso nel tritacarne della politica. La realtà è che Engjell Agaci parla poco di sè stesso. E anche di fronte agli attacchi dell'opposizione politica che lo hanno ripetutamente coinvolto da quando lavora al fianco di Edi Rama, ha quasi sempre reagito rispettando la regola democristiana del silenzio, perchè come insegnava Giulio Andreotti, ''una smentita è solo una notizia data due volte''.

Per conoscere la sua storia privata bisogna tornare indietro nel 1990 quando Engjell Agaci è studente di economia agraria presso l'Istituto i bujqesi di Kamza. Anche in Albania arrivano i primi venti di rivolta che hanno già travolto molti regimi comunisti nell'est europeo. Lui non ama quella facoltà che gli è stata assegnata dal partito perché quel che sogna da sempre non è lavorare in una cooperativa agricola ma difendere le persone in un'aula di tribunale. Ma l'accesso alla facoltà di legge il partito gliel'ha sempre rifiutata. Non appena se ne presenta l'occasione Engjell si mette a capo delle prime manifestazioni studentesche iniziate anche a Kamza per poi confluire nelle grandi proteste esplose nella città degli studenti cui aderiscono tutte le altre facoltà. Da konviktore a rivoluzionario il passo è stato breve anche per lui, come per migliaia di altri giovani albanesi in quei mesi di ribellione generale. Partecipa allo sciopero della fame per chiedere il pluralismo politico e la sua firma compare pure nell'elenco dei promotori del Partito democratico. Il partito comunista ancora al potere non gradisce affatto. Mentre Engjel vive in convitto a Tirana per studiare, la sua famiglia (padre, madre, altri due fratelli e una sola sorella) è  invece rimasta a Fier dove il padre lavora in una officina meccanica. In provincia le pressioni politiche sono più forti. E' sul padre, Ramiz Agaci, che il partito interviene chiedendogli insistentemente di prendere le distanze dal figlio. L'uomo in un gesto di orgoglio e protezione paterna non accetta e restituisce la tessera del partito: ''E' stato mio padre il mio primo cavaliere'' ricorda Engjell.  Per questo l'uomo viene licenziato dal lavoro e sulla sua famiglia si accanisce la forza residua di un regime ormai agonizzante. Quello che si racconta poco di quei mesi di rivoluzione anti-sistema è la paura che si viveva. E' vero che la dittatura stava per finire, ma il terrore che aveva inculcato per 45 anni nella popolazione non era finito. Nessuno poteva davvero sapere come sarebbe finita. 

E così Engjell Agaci consigliato dal padre decide di partire: a febbraio 1991 si imbarca da Durazzo sulla nave Tirana presa d'assalto da centinaia di altri giovani e sbarca a Brindisi. E qui comincia una nuova odissea anch'essa comune a tanti albanesi di quegli anni. Viene trasferito a Lecce dove inizia a lavorare in un ristorante per mantenersi, fa volontariato presso i padri salesiani che lo accolgono compiaciuti dal suo nome ''Angelo'' senza sapere che la sua famiglia è di fede musulmana. Ma lui continua a coltivare il suo sogno: fare l'avvocato. A Lecce l'università non c'è ancora, e così Engjell raccoglie i suoi risparmi e parte verso Roma: ha in tasca solo un milione e 240.000 lire e la voglia disperata di farcela lo stesso. Trova un lavoro in un altro ristorante, dove comincia pure a fare carriera, e nel frattempo studia giurisrpudenza alla facoltà di Tor Vergata. ''Studiava la notte, in tram ed  in metrò'' raccontano di lui gli amici del tempo. Ma la scelta più difficile arriva dopo 4 anni e dopo la laurea, quando per iscriversi all'albo degli avvocati deve iniziare il praticantato presso uno studio profesionale, e quindi deve lasciare il lavoro rinunciando anche al suo unico stipendio. E' un salto nel buio. E' forse la sfida più delicata della sua vita che però lui accetta. 

Nasce così l'incontro con lo studio dell'avvocato Giampiero , che lui chiama affettuosamente Giampi, e che continua a considerare il suo mentore. In realtà è una specie di secondo padre che oggi ha 80 anni, reso saggio dall'età, dall'esperienza e da una visione del mondo ancora piena di ideali. Giampi è venuto a Tirana per assistere alla cerimonia di decorazione di Engjell, il suo ‘’figlio’’ italianese, ed è davvero un personaggio carismatico, profondo e pieno di umanità. Con lui sono giunti appositamente da Roma per salutare Agaci anche l'ex presidente del consiglio italiano Massimo D'Alema, l'attore Ezio Greggio e il campione della Lazio Igli Tare, tutti suoi amici personali.

Engjell Agaci quindi nel 1998, ormai diventato avvocato, comincia ad occuparsi di diritto penale (anche se in seguito si specializzerà pure in diritto pubblico) e raccoglie intorno a se centinaia di clienti: molti sono emigranti albanesi ma tanti sono pure gli italiani. Anzi il primo cliente a dargli un incarico è proprio un ufficiale dell'esercito che lo aveva conosciuto quando lavorava al ristorante romano e che ora invece lo chiama avvocato. E' stato il suo primo processo che ha pure vinto. Tra i clienti eccellenti albanesi c'è anche l'ex primo ministro Fatos Nano, che si affida ad Engjell Agaci per un processo di diffamazione contro due giornali italiani, entrambi vinti. ''Engjell sul lavoro è serio, molto serio, e soprattutto non si fa toccare il culo da nessuno'' dice Giampi, fiero di lui. Insomma rispetta gli altri ma pretende rispetto.

Giampi ed Engjell sono rimasti inseparabili fino all'estate del 2013 quando in modo quasi accidentale Engjell Agaci si incrocia con Edi Rama, che dopo aver vinto le elezioni andava alla ricerca di talenti albanesi da riportare in patria, un po' come aveva fatto lui nel 1997 quando Fatos Nano lo convinse a lasciare Parigi per diventare ministro della Cultura. Un rapporto quello tra Agaci e Rama strettissimo, basato sul rispetto reciproco ma anche su una certa distanza professionale. ''Sono stato richiamato a casa da un uomo - ricorda Agaci nel suo discorso - trascinato dalla sua passione. Un uomo dall’immagine inconfondibile per dimensioni dieci anni fa e, oggi anche per un certo spessore riconosciuto da tutti, inclusi i suoi detrattori. In questi 10 anni non è stato soltanto il mio superiore, ma il compagno piú grande lungo un viaggio indescrivibile. Un superiore che mi ha sempre ascoltato con attenzione, sostenuto con rispetto e qualche volta anche scosso con la voce un po' piú alta. Il nostro Primo Ministro Edi Rama non mi ha conferito onorificenze però mi ha concesso l’onore e la fiducia per servire, alle piú alte responsabilità, il piú prezioso dei nostri beni comuni, la nostra Nazione, e per mettere al suo servizio il mio mestiere di diritto. Lo ringrazieró sempre e mai sarà abbastanza''. Rama lo ascolta e annuisce durante la cerimonia della decorazione, prima di abbracciarlo con una delle sue battute fulminanti che rompono l'emozione: 'Va bene la medaglia di Cavaliere, ma si sono dimenticati di regalarti anche il cavallo''. Tra i presenti in residenza si ride e si applaude.

L'incontro con Edi Rama e la nomina a segretario generale del consiglio dei ministri, segnano dunque la terza fase della vita di Engjell Agaci, quella tuttora in corso. Un altro italianese di successo, che nonostante il ruolo di potere ottenuto in patria guarda con emozione e umiltà la decorazione appena ricevuta dal presidente Mattarella e ripete commosso ''grazie amici, grazie Italia''.  

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?