Ti s'ishe çuni i babit pasi fati të la jetim. Ata që të vranë janë çunat e babave me pushtet e para.
Musaen, shpirti yt nesër nga larg do shohë si do bëhen pazare, kush do drejtojë policinë e Shkodrës e ndaj mos loto. Buzëqesh si në këtë foto që përcjell shumë mesazhe.
Ti Musaen 1997 nuk e arrite dot, por as atëherë nuk vriteshin fëmijët. Jetimet JO e JO. Por sot këta gjakprishur vrasin pasi i ka bërë shteti me "tope" u ka dhënë prona, plazhe, para, xhama të zinjë, makina të blinduara, akses, çdo gjë. U ka dhënë të drejtën të marrin në punë në të zezë edhe ty.
Shkodra Loce të braktisi, ne po e po. Ndaj kur të vimë në parajsën tënde na trajto ma zi se ta bëmë ne në atdheun tonë Shqipëri.