Foto ilustruese

Pengoi oficerin e policisë në ushtrimin e detyrës në Ulqin, jepet dënimi për 44-vjeçarin shqiptar

18 Maj, 13:18| Përditesimi: 18 Maj, 13:21

  • Share

Një 44-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 15-ditë burg në Malin e Zi, pasi pengoi një oficer policie që të ushtronte detyrën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 17 maj në rrugën “Majke Tereze” në Ulqin.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 në një restorant në rrugën “Majke Tereze” në Ulqin, ai i ka ndërhyrë në policit OB Ulqin Lj.H., i cili ka kryer aktin zyrtar të kontrollit të vendbanimit dhe punës së të huajve. Fillimisht ai refuzoi të jepte identifikimin dhe më pas e kërcënoi”, shkruajnë mediat vendase.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?