Enigma e eshtrave të At Gjergj Fishtës/ Në Rrmaj apo të hedhura në lumin Drin? Studiuesi Ndoja: ‘At Zef Pllumi ishte i informuar’

6 Nëntor 2020, 12:04| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 10:23

  • Share

Figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë kështu është cilësuar ati françeskan Gjergj Fishta. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ zbuluam disa të pathëna për jetën dhe veprën e tij nëpërmjet z. Lek Ndoja studiues dhe shkrimtar si dhe i biri i shkrimtarit Mark Ndoja i cili ka patur një lidhje të fortë me Gjergj Fishtën. Ai foli edhe për enigmën e eshtarve të tij, për të cilën ka dy hipoteza që ende mbeten të pavërtetuara:

 ‘ Një fakt të cilin e ka dyshuar vet ai që ishte njeriu më i njohur françeskan, bile I fundit që e kishte njohur personalisht At Gjergj Fishtën, në atë kohë ishte At Zef Pllumbi. Ai thotë e ka gjetur në kripton, dhe ato kostolat ai I mori dhe I ka vënë në muzeun e kishës françeskane… në Rrmaj është teori e re, unë e kam dëgjuar këtë por nuk është vërtetuar, por tani është shumë kollaj të vërtetohet nëqoftëse nuk është dhënë përgjigja shkencërisht për AND-në nuk mund të themi që është dicka definitive por kisha e ka pranuar që ato kostolat që kanë mbetur nga eshtrat, ishin disa mbetje të eshtrave, ishin në kripton e kishës patër Zef Pllumi ishte shumë I informuar, unë nuk munn të pohoj hipotezat’’ tha ai.

Studiuesi dhe shkrimtari Mark Ndoja, ndër të tjera prezantoi në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ edhe disa nga kopjet origjinale të veprave të  At Gjergj Fishtës, të cilat janë çensuruar në periudhën e komunizmit. 

’ Në vitin 1946 doli një urdhëresë për t’u ndaluar disa autorë dhe disa vepra të autorëve, në këtë listë kryesori ishte Gjergj Fishta. Kjo listë u përgatit nga një grup specialist të fushës dhe  të regjimit dhe u publikua në fletoren zyrtare, dhe kushdo që i kishte këto i fshihte ose i zhdukte…tha ai.

’’ Vallja e Parrizit’’ është një ndër librat e gjetur së fundmi prej tij, po ashtu një tjetër vepër e cila mban dorëshkrimin e AT Gjergj Fishtës.

‘’ Ka disa korrigjime që mund t’I bëjë vetëm autori të vargjeve, ka pasur disa difekte në shtyp dhe i ka korrigjuar me dorë' u shpreh studiuesi Lek Ndoja. 

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?