Ekonomi

Enio Jaço rizgjidhet President i Dhomës Amerikane: Transparencë dhe konkurrencë e lirë për bizneset

14 Tetor 2021, 21:20| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 21:22

  • Share

Kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane, me një peshë të rëndësishme në komunitetin e biznesit multinacional në Shqipëri besuan Enio Jaçon për vijimin e drejtimit të Dhomës në dy vitet e ardhshme.Dhoma Amerikane zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës 13 tetor 2021 zgjedhjet për lidershipin drejtues të saj në Asamblenë e Përgjithshme ku anëtarët votuan për të dytin vit radhazi përmes risisë së votimit elektronik ‘online’.

Në fjalën e tij ne Asamblenë e Përgjithshme, Jaço theksoi se në 2 vitet e ardhshme fokusi do vendoset në një bashkëpunim më produktiv mes Qeverisë dhe institucioneve publike nga njëra anë dhe sektorit privat, për të përfituar më shumë nga lëvrimi i mundësive ekonomike.

 “Dhoma Amerikane e Tregtisë do të vijojë të punojë me komunitetin e saj të biznesit si dhe partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje që tejkalojnë sfidat e klimës së biznesit. Përmes AmCham, zëri i bizneseve do të jetë i fortë për Praktika Transparente, Drejtësi në vend të pabarazisë dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik”, tha Jaço.

Enio Jaço është Ekzekutiv Biznesi me një ekperiencë të thelluar profesionale në rritjen e sipërmarrjeve dhe zhvillimin ekonomik, në SHBA, Azi Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.

Në dy vitet e fundit, Jaço ka denoncuar publikisht praktikat abuzive që pengojnë klimën e biznesit ndërsa ka orientuar bashkëpunimin e ngushtë të Dhomës Amerikane me Dhomën Departamentin Amerikan të Shtetit të Tregtisë duke ofruar modele bashkëkohore në mënyrën e të bërit biznes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?