Enis Çokaj në prezantim

Enis Çokaj largohet nga Panathinaikos, rikthehet në Kroaci! Kontratë deri në vitin 2026

24 Janar, 17:10| Përditesimi: 24 Janar, 17:11

  • Share

Enis Çokaj nuk është më lojtari i Panathinaikos në Greqi. Pas një viti e gjysmë në Athinë, Çokaj tanimë është rikthyer në Kroaci, këtë herë me Osijek, duke firmosur një huazim gjashtë mujor, me të drejtë blerje deri në verën e 2026.

1 milionë euro do i kushtojë Osijekut kjo lëvizje, teksa mesfushori me tipare mbrojtëse rikthehet në Kroaci, aty ku shkëlqeu me Lokomotivën e Zagrebit. Vetëm katër ndeshje këtë sezon me Panathinaikos ishin pak për koplikasin, që tanimë ndryshon ambient.

I lumtur për këtë lëvizje është shprehur 24-vjeçari pas prezantimit. "Sigurisht që jam i kënaqur. Jam i lumtur sepse erdha këtu, doja të ishte më herët, por duhej të prisnim që gjithçka të përfundonte. Mezi prisja seancën e parë stërvitore me bashkëlojtarët e mi të rinj dhe tani po e pres me shumë dëshirë ndeshjen e parë me fanellën e Osijekut. Dhe po, i falënderoj njerëzit në Klub për pritjen e ngrohtë", tha Çokaj.

Kujtojmë se Çokaj ka luajtur pesë ndeshje me Kombëtaren, duke u ftuar edhe nga trajneri Sylvinho.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?