Drejtori i Përgjithshëm i RTSH është zgjedhur Enkelejd Joti. Drejtori i ri u zgjodh sot nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar. Joti u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave.
Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.
Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike. Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.
Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi. Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik.
Kush është Enkelejd Joti?
Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës,. Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit Drejtues.
Keto jane lepirsat e vjeter te rames qe tashti ja shperblen me poste vakante ku ka tendera dhe leke,
PërgjigjuNjeri profesionist, me ne fund rtsh do drejtohet nga njerez qe e njohin televizionin ne themele! Urime zoti Joti.
PërgjigjuRTSH u shkaterrua per ti hapur rrugen televizioneve private si Top-channel e me rradhe. Vetem ne shqiperi ndodh qe shkaterrohet televizioni publik per ti hapur rrugen privatit. Televizionet private kane plackitur arkivat e TVSH dhe te kinostudios.
Per cfare profesionalizmi flasim? Harrove qe per teket e Enkelejd Jotit taksapaguesi shqiptar do te paguaje 110 milione euro!
Mire e bene qe e zgjodhen.pasi i dhjeu ne te QSUT te dhjesi edhe RTSH
PërgjigjuFjala "zgjidhet" sikur nuk shkon ne kete rast. U caktua, emerua, vendos do qe me e pershtatshme. Zgjedhja eshte liri dhe vullnet i pa vesuar apo ndikuar. Kurse zoteria thkesht u vendos nga Rama. Kaq.
Përgjigju