Enrique Iglesias duke valëvitur flamurin shqiptar

VIP & Spektakël

Enrique Iglesias valëvit flamurin shqiptar gjatë koncertit në Greqi

29 Tetor 2019, 15:41| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 16:06

  • Share

Enrique Iglesias ka valëvitur flamurin shqiptar në koncertin e tij në Selanik të Greqisë.

Gjatë koncertit, një admirues i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar, më pas këngëtari 44- vjeçar e ka marrë dhe e ka valëvitur disa herë.

Ky gjest ka lumturuar të gjithë shqiptarët, të cilët nuk kanë nguruar ta fotografojnë, mes tyre dhe moderatorja Fjodora Fjora e cila e ka postuar momentin në profilin e saj.

Gjatë koncertit këngëtari botëror i ka mahnitur të gjithë me zërin dhe performancat e tij.

Kujtojmë që Enrique është këngëtar me origjinë gjysëm spanjolle dhe gjysëm filipinase dhe është quajtur ndryshe edhe Mbreti i Popit Latin.

Enrique gjatë koncertit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?