Enver Hoxha që nuk keni njohur, diktatori dhe njeriu! Dëshmia e ish Shefit të Gadishmërisë në Gardën e Republikës në 'Esencë': Si na stërvisnin me kapsulën helmuese

7 Tetor 2023, 16:36| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 16:51

  • Share

Nostalgjia jonë shqiptare ka sidomos mall edhe për të shkuarën komuniste që ishte te dera por ne nuk ia hapëm kurrë portën ashtu siç duhet, me pak fjalë ne nuk e kemi konservuar ashtu siç duhet as për turizëm të shkuarën tonë që e kishim kaq pranë. 

Ne emisionin Esence nga Eljan Tanini, ishte i ftuar Sefer Pasha, ish Shefi i Gadishmërisë së Gardës së Republikës. Ai ka qenë një nga rojet pranë ish udhëheqësit dhe diktatorit Enver Hoxha për të cilin ruan shumë kujtime nga ku u bazua edhe kjo intervistë. 

Pasha ka kujtesë të mirë për aq sa i përket jo vetëm Vilës 31 në Bllok, per disa gjëra që ende nuk janë thënë.

Sefer Pasha në Esencë tha: Për vite të tëra kam mbajtur dhe jam stërvitur me një kapsulë helmuese, në mënyrë që po të na kapte armiku ta kapërdija menjëherë që mos të thosha asnjë fjalë te ata. Gjithashtu kam punuar edhe nëntë vite në kufi, Kakavijë. Atje kam përcjellë bashkëshorten e Flemingut, Zana Gërvallën, Shtrausin e shumë të tjerë. Te Enver Hoxha kam shërbyer që në ditët e para të karrierës sime ushtarake.

Në atë kohe e shihja çdo ditë Hoxhën, por nuk e bëra dot asnjë fotografi! Një shoku im me foton që bëri me Enverin, filloi punë në Amerikë. I kam numëruar të gjitha në atë shtëpi, e i mbaj mend përmendësh çdo gjë. Madje edhe këpucët Enver Hoxha i vishte thuajse gjithnjë ngjyrë mjalti. E shihja shpesh herë me libra në duar! Ato libra që më pas ia vodhën në demokraci, ia vodhi një funksionar i lartë i sistemit të ri! Vetëm një kuzhinier i thërriste me emrin Enver, sa edhe vetë Nexhmia ishte çuditur. Djathin e merrte nga Libohova, për shumë arsye të bimës së barit atje.

Më pas Pasha vijon edhe me faktin se:  Të punoje në Gardën e Republikes do të thoshte të mbaje gojën mbyllur. Shumë gjëra që shiheshin atje nuk mund të fliteshin jashtë. 

Esencë nga Eljan Tanini në Report Tv çdo të martë dhe të premte ora 23:00.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kucioti: 10/10/2023 10:18

    Vetem kur degjova pjesen e pare qe ne bllok ka pasur ketra e kunadhe e lloj loj species,duket qe mosha ka bere te veten.Blloku ka qene ne mes te tirsnes,si mund te jetonte kunadhja neqytet,ky zoteri e di. Pa pyeteni ka pasur ndonje shok te grupit te shoqerimit te Enver Hoxhes,vishte krpuce ngjyr mjalti,po dihet,shiko fotot ne takim me poplin ,dhe ja kupton shijen,pas vdekjes se Enverit,mund te ket zene showeri me Micon guzhunjerin e Enverit,dhe ka mar informacion.te shtrpia e Enverit ky zoteri eshte futur kur ka ren sistemi,qe ka par kush ka vjedhur librat.Ne shtepin e tij ky zotri ska pasur shanc te futet,por te gjithe po fitojne leke duke bere libra dedikuar Enverit,duke u mar me te ne dacebuk,njerzit komentojne bejne like dhe ata marrin fitimet,ta do fillojne me cmendurit e Enverit,per vend strehimet e sistemin mbrojtes,ludta filloi ne palestin,serbi po i vjen verdall kosoves,shpresojme qe jo luftes,se sdo kemi ku te fusim koken.

    Përgjigju
  • Shaqo: 08/10/2023 13:30

    Cfare bastardi! Sterviteshim si te perdornim kapsula me helm? Turp. Mos bini ne nivelin e nje skizofreni, qe askush nuk e bente per shok ne Garde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?