Flamuri i Serbisë

Opinion

Enver Robelli: A po shndërrohet Serbia në bazë operative të Rusisë në Europë?

2 Tetor, 17:13| Përditesimi: 2 Tetor, 17:19

  • Share

Në fillim të shtatorit, në disa xhami në rajonin e Parisit u vendosën nëntë koka derrash, disa prej tyre me emrin e presidentit Emmanuel Macron të shkruar mbi to. Ngjarja shkaktoi indinjatë jo vetëm tek komuniteti mysliman, por edhe në skenën politike franceze. Fillimisht dyshimet ranë mbi ekstremistë të djathtë, por hetimet zbuluan një tjetër pistë.

Siç shkruan gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger”, policia dhe shërbimi sekret serb arrestuan të hënën 11 persona nga Beogradi dhe rrethina. Autoritetet thonë se të arrestuarit vepronin për llogari të një shërbimi sekret të huaj. Rezultatet hetimore, të publikuara fillimisht nga Le Monde, tregojnë se pas kësaj vepre qëndron shërbimi sekret rus.

Organizatori mendohet të jetë një shtetas serb, i përfshirë edhe në një sulm me bojë ndaj muzeut të Holokaustit dhe tre sinagogave në Paris, më herët këtë vit.
Në Francë jetojnë rreth 6 milionë myslimanë komuniteti më i madh mysliman në Europë si dhe gjysmë milioni hebrenj. Sulmet e fundit duket se synojnë të nxisin përçarje në një shoqëri tashmë të polarizuar nga lufta në Gaza.

Autoritetet serbe bëjnë me dije se i njëjti grup kishte vendosur edhe struktura betoni me mesazhe të gdhendura pranë Portës së Brandenburgut në Berlin, me qëllim nxitjen e dhunës kundër grupeve të caktuara shoqërore. Hetimet franceze zbuluan se autorët kishin përdorur një veturë me targa serbe dhe një numër telefoni kroat, i cili më pas u gjurmua në Belgjikë. Për të kryer aksionin, ata kishin blerë dymbëdhjetë koka derrash nga një blegtor në Normandi.

Kjo ngjarje sjell në kujtesë episode të ngjashme: në vitin 2023, menjëherë pas sulmit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, dhjetëra familje hebraike në Paris u shënjestruan me simbole të Davidit nëpër mure gjithashtu një operacion i porositur nga rrjete të lidhura me Rusinë.

Sipas Tages-Anzeiger, ka shumë indikacione se Serbia po shfrytëzohet nga Rusia si bazë për operacione sabotazhi në Europë. Kohët e fundit, në Serbi u arrestuan persona që trajnonin qytetarë moldavë dhe rumunë për të destabilizuar zgjedhjet në Moldavi. Edhe Gjermania është prekur nga fenomeni i sabotazhit: në vitin 2024, qindra automjete u dëmtuan në disa lande. Tre persona të arrestuar kishin dokumente të Serbisë, të Bosnjës dhe të Gjermanisë. Njëri prej tyre tha se ishin rekrutuar nga një rus, i cili u kishte premtuar 100 euro për çdo veturë të dëmtuar./Koha

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?