Dua Lipa dhe Olga Tokarczuk

Opinion

Enver Robelli: Një rrëfim i shkurtër nga arka e madhe

19 Janar, 14:49| Përditesimi: 19 Janar, 14:54

  • Share

Përveç këngëtare me jehonë globale, Dua Lipa është edhe lexuese e pasionuar. Ajo e mban dhe e mirëmban klubin digjital të leximit “Service95”.

Njëherë në muaj Dua Lipa përzgjedh një roman apo libër jofiksion dhe flet me autorin apo autoren. Në edicionin e fundit Dua Lipa ka biseduar me nobelisten polake Olga Tokarczuk mbi romanin e saj “Kënga e lakuriqëve të natës” (përkthim i titullit nga edicioni në gjermanisht).

Tokarczuk shkruan vepra të vëllimshme, shpesh ato kalojnë 1000 faqe. Duhet durim, duhet koncentrim për t’ia lexuar librat. Duket se Dua Lipa e ka këtë durim.

Në klubin e saj të librave kanë folur emra të njohur si George Saunders, Hernan Díaz dhe Patti Smith. Tani radha i erdhi Olga Tokarczukut, siç raporton gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ). “Asnjë intervistë nuk është klikuar aq shumë sa ajo mes Lipës dhe Tokarczuk”, shkruan FAZ.

Në njërën anë ylli i popmuzikës, me 100 milionë ndjekës në rrjetet sociale, në anën tjetër një shkrimtare polake që lufton diskriminimin dhe shkatërrimin e natyrës. Dua Lipa thotë se është kënaqësi të lexosh romanin e Tokarczuk si një roman kriminalistik, por ka edhe kaq shumë nivele të tjera: filozofi, shkencë, histori, gjeografi“. Entuziazmi i lexueseve dhe lexuesve është i garantuar. Këtë e tregojnë reagimet pas intervistës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?