Donald Trump dhe Sali Berisha

Opinion

Enver Robelli: Pse Berisha kërkon të duket më radikal se Donald Trump

23 Shtator, 10:42| Përditesimi: 23 Shtator, 10:46

  • Share

Ku shihet mjerimi i opozitës shqiptare? Atje ku krerët e saj (krerë u thënçin!) përpiqen të duken më radikalë se Donald Trumpi. Atje ku, duke e imituar, madje tentojnë ta tejkalojnë me marrëzi. Sot, figura të harxhuara politike si Sali Berisha dhe Fatmir Mediu na e stilizojnë një ekstremist të djathtë amerikan (fatkeqësisht të vrarë!) si hero të lirisë së fjalës. Por ai nuk ishte i tillë.

Ky njeri përhapi gënjeshtrën se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar. Nuk ishin! Ai mbështeti sulmin kundër Kapitollit, tempullit të demokracisë amerikane, dhe u mburr se kishte dërguar “80 autobusë me patriotë në Washington për të luftuar për presidentin”. Ndërkohë, vetë nënpresidenti republikan ishte distancuar nga kjo orgji dhune. Qëndrimet e aktivistit ekstremist ishin hapur antisemite, kur shpërndante teori konspirative se “donatorët hebraikë” financojnë “politikën e kufijve të hapur, politikën neoliberale dhe kuazi-marksiste”.

Me këtë opozitë - që glorifikon ekstremistë të largët në vend që të ofrojë alternativa për qytetarët që i ka afër - Shqipëria vështirë se mund të shpresojë për ndryshime pozitive apo rotacion pushteti pas katër vitesh. Shqiptarët kanë halle të tjera. Hallet e tyre janë ekzistenciale: fshatra të tëra po zbrazen, nataliteti po bie, vendi po zbrazet njësoj si shumë shtete të tjera të Ballkanit. Shqipërisë nuk i duhen “beteja kulturore”, as beteja për lirinë e fjalës - sepse ajo është aq e pakufishme, sa politikanët akuzojnë njëri-tjetrin për krimet më të mëdha të mundshme pa asnjë pasojë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?