Mëngjeset e një vjeshte të acartë prej kahmoti për opozitën, vyshkur në labirinth-in e mos lançimit të alternativës, mjegulluar prej vorbullit të kaosit, bekuar nën pazgjidhshmërinë afatgjatë, janë dëshmia e beftë e çedimit politik. Mënyra e operimit në fshatin politik shqiptar, ku nepotizmi institucional pezullon riciklimin e figurave potenciale, stacionon të gjithë klasën politike duke ia zbehur vendit ndryshimin e munguar.
Në 30 vite demokraci, gjithëçfarë i detyrohet Shqipëria eksponentëve partiak, është pritja e pakohë për një borxh të pashlyeshëm, që në kurrfarë rrethane a bekimi, s’do i ekuivalentohet detyrimit ndaj mëmëdheut. Uzurpim të hapësirave publike, lavdi favorizimeve të oligarkëve, gajasje turbo-tallava me çdo skandal “made in” zyrat e shtetit, një kaos politiko-ekonomiko-social që zvarrit të nesërmen, duke ia mjegulluar diellin e bekuar dimrin!
Prej tri dekadash, Sali Berisha është njeriu që keqazi udhëheq PD-në, që minon konkurrencën e ndershme dhe përdhos meritokracinë, që sfumon afrimin e liderishipit të ri, që maskon artificialisht potencialet e gjeneratës aktuale, duke i mbajtur peng këtij vendi, ardhmërinë. Shqipëria ende direksionohet prej vagonëve të tij të paudha, që edhe në protagonistin e opozitarit mund t’i dhuronin stabilitet ekonomik e politik këtij vendi, përmes denoncimit të segmenteve korruptive, publikimit të aferave apo adresimin në interpelancat parlamentare.
Thënë kjo, nuk ka forcë pushtetare që mbyt ushtrinë e fortifikuar opozitare, por minoranca jonë është e gjitha për një, kuturu për Sali Berishen. Në axhendën e misionarit kryeopozitar, vijon monopol elaburimi vetjak i favorizimit familjar pa kurrfarë llogaridhënieje publike. Opozita jonë e amullt, instrument i shërbimit të tempullit jofetar berishian, s’ka asnjë funksion qytetar. Një klas nxënësish që ia rrëmbeu lideri vizionin e perspektivën, iu shpërndau fletët e lavdrimit si shpërblim për servilizmin besnik, i bekoi me shenjtësinë e heshtjes, i rreshtoi si trupa mercenarë. Vrau shpresën, përdhosi Shqipërinë!
Sot, Shqipëria zgjohet nën cicërimat e varfërisë, mes portretesh të zymta që nisin ditën me vetëdije se po sakrifikohen për paga modeste, që financojnë mbijetesën e pamundësojnë jetesën. Një vend i keqardhur, që lind artificialisht tentakulat e emigrimit dhe paradoksalisht shtron si pyetje retorike Pse-n. Eksodi i fuqisë punëtore është prodhim bio politik shqiptar, s’mund të jetë variabël i asnjë ekuacioni tjetër.
Të rinj e të reja, që në vigjilje të vjeshtës largohen si gjethe të rëna nga trungu familjar, në një tjetër dhe bien, plehu i së cilës iu lulëzon financat, por iu vyshk shpirtin. E stinët do të riciklohen, por malli i mërgimtarit priret të jetë fati i këtij vendi, të bekuar nga Zoti e të shpërfytyruar nga njeriu. Në vjeshtën e re, politika mbetet e vjetër!
Sakohë Sali Berisha është aktor i skenës së politikës shqiptare, fabula është e njëjtë, interpretohet me të njëjtin patos, por gjithnjë e më shumë me audiencë të painteresuar. Aq sa e shohin, perçmojnë dhe refuzojnë ta komentojnë, sepse në vorbullën e së pacipës, distancimi është taktikë e mjeshtërt. Zoti ia bekoftë të nesërmen këtij vendi, me shpresën se dielli do të lind sërish mes maleve të ngrysura, detit të pellgëzuar, lumenjve pa rrjedhë e liqeneve të kënetëzuara… Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Të lutem dikush na e përkthe këtë artikull hermetik që duket sikur e ka shkruar ndonjë program fillestar AI.
PërgjigjuDmth e gjithe fajin qe ne pensionistet nuk blejme dot as ilace, e ka opozita. Ju o gazetare me rroga te majme, po e sakatoni kete vend. Ne krye eshte nje krueminister andikapat dhe i droguar, qe perdor nje fjalor prej rrugaci. Zhdukeni opoziten se mbase na rritet pensioni.
Përgjigju