Epidemiologët: Filmat Barbie dhe Oppenheimer janë fajtorë për shpërthimin e Covid-19 në Gjermani

18 Gusht 2023, 22:56| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 22:57

  • Share

Rastet me Covid-19 janë rritur 50% në Gjermani kohët e fundit, epidemiologët fajësojnë pjesërisht dy filma, Barbie dhe filmi për fizikantin Oppenheimer. 

Të qenurit pa maskë në një dhomë të mbyllur me qindra njerëz të tjerë për orë të tëra është një mjedis ideal për përhapjen e virusit. Epidemiologët gjermanë po paralajmërojnë se po shohim një valë verore të infeksioneve Covid, duke fajësuar pjesërisht tubimet masive si çmenduria Barbenheimer, siç quhen shfaqjet e dyfishta, raporton The Guardian.

Gjermania ishte një nga vendet ku shikuesit e filmave inkurajoheshin të shikonin filma në shfaqje të dyfishta në një përpjekje për të mbështetur kinematë, të cilat nuk janë rikuperuar nga pandemia.

Deri më tani në Gjermani, filmin Barbie e kanë parë rreth 4 milionë njerëz dhe “Oppenheimer” mbi 2.5 milionë.

Agjencia qeveritare e kontrollit të sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), thotë se ndërsa infeksionet mbeten të ulëta në krahasim me kulmin e pandemisë, ato janë rritur në muajin e kaluar. Statistikat e fundit tregojnë se vizitat tek mjeku për shkak të infeksionit Covid 19 janë shumëfishuar muajin e fundit.

Zyrtarisht incidenca është e ulët, por numri nuk e pasqyron shkallën e vërtetë, pasi pak njerëz testohen.

Gjermanët inkurajohen të marrin vaksina përforcuese në vjeshtë nëse i përkasin një grupi me rrezik të lartë, si ata mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?