Epidemiologia Daja për Report Tv: Mosmbajtja e maskës nga ata që kanë kaluar COVID është gabim, janë vulnerabël ndaj virozave të tjera

9 Dhjetor 2020, 13:21| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 13:25

  • Share

Mjekja epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik, Rovena Daja, në një intervistë të dhënë për Report Tv, u shpreh se të gjithë personat që kanë kaluar COVID duhet të kenë kujdes dhe të mos e neglizhojnë përdorimin e maskës. Sipas saj ulja e imunitetit nga kalimi i COVID, e bën një person me vulnërabël nga virozat e stinës.

"Mosmbajtja e maskës është gabim. Pavarësisht se tani është COVID që qarkullon, kemi edhe virozat e stinës. Personat që kanë kaluar COVID kanë një ulje të imunitetit dhe mund të marrin virozën e stinës", tha ajo.

"Normalisht në shumë vende të Evropës masat në disa janë shtrënguar dhe në disa jo. Kjo varet nga ecuria e rasteve të reja.  Ne do të shikojmë ditë pas dite se si do të jetë ecuria. Por duhet pasur gjithnjë kujdes për respektimin e masave", apeloi ajo.

Epidemiologia foli edhe për mundësinë e riinfektimeve me COVID dhe rastet në vendin tonë.

"Duhet të kemi parasysh se numri i personave që mund të jenë të riinfektuar është shumë i vogël. Mund të jenë 3 ose 4 raste. Por mendoj se nuk është një çështje që duhet diskutuar shumë pasi meqë raste janë shumë të rralla, si në Shqipëri dhe në botë, nuk është problematika.

Problematika është me rastet e reja që infektohen.  Ndërsa rastet e përsëritura ndoshta mund të jenë persona që nuk janë shëruar plotësisht herën e parë. Por thashë rastet janë shumë të rralla dhe nuk konsiderohet.   E para që të përcaktohet nëse një person është i riinfektuar duhet të sigurohemi nëse e ka kaluar një herë apo jo. Duhet të ketë pasur një tampon të negativizuar. Duhet të ketë kaluar një muaj.

 Megjithatë jemi në mes të pandemisë, konkluzionet do t'i bëjmë në fund të saj. Duhet një analizë për të arritur në një konkluzion", tha  Daja.

Epidemiologia në ISHP foli edhe për situatën epidemiologjike në vend.

"Në vëmë re se në javët e fundit, numri i rasteve pozitive shkon me 356 raste në 100 mijë banorë. Sa i përket numrit të vdekjeve shkon deri në 2.1%. Kjo është një përqindje e ulët nëse krahasohet me vende të tjera. Edhe incidenca po ashtu", vijoi epidemiologia.

Daja tha se edhe pse është vendosur që pas 14 ditëve nuk ka më nevojë ritestimi,  për disa kategori të ndryshme bëhet serish tamponi.

"Brenda 10 ditëve të parë personat negativizohen. Edhe nëse ka ndonjë shenjë klinike nuk i infekton të tjerët.  Është detyre e mjekut të familjes i cili e vlerëson pacientin që e ka ndjekur. Megjithatë për personat që janë me sëmundje shoqëruese, mësuesit, personeli shëndetësor ritestimi kryhet", tha Rovena Daja.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kape: 09/12/2020 13:42

    Jo mo paska dhe viroza stine? Pse paska dhe viroza te tjera? A e di ministria e shendetesise kete lajm? Se vetem Covid 19 po numeron. Se vetem nga Covid 19 duhet te mbrohemi,keshtu na ben reklame Ministria e Shendetesise bashke me ekspertet.Lufta eshte me Covid e rezikshem dhe te padukshem dhe jo me keto virozat e stines dhe semundjet e tjera.Apo mos po i numeron gabim dhe keto virozat e stines sikur eshte Covid.Edhe shto e shto .........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?