Epidemiologia Rovena Daja tha në "Repolitix" se ka persona që kanë thyer karantinën, por Kodi Penal por nuk është zbatuar. "Ka pasur raste që kanë dalë duke pirë kafe edhe pse e dinin që ishin pozitivë. Ka edhe rast kur fëmijët kanë dalë duke luajtur me të tjerët jashtë", tha Daja.
A do të hapen shkollat? "Varet shumë nga situata epidemiologjike, nuk mund të themi asgjë të sigurt për momentin. Ne kemi në dorë sjelljen tonë!", tha Kuli.
Në lidhje me izolimin e vendit, ajo tha se nuk ka asnjë plan për mbyllje, mund të jetë sugjerime për mbylljen e një institucioni nëse ka të infektuar që punonjësit e tjerë të punojnë nga shtëpia, por jo për mbyllje totale.
Lajmi kryesor:
Gjeorgjina Kuli në 'Repolitix': Komiteti Teknik vendosi, maska e detyrueshme ose gjoba! Epidemiologia: Disa thyen karantinën, por Kodi Penal s'u zbatua (VIDEO)
//ReportTv.al