Foto ilustruese

Epidemiologu grek: Jemi para një 'stuhie' infektimesh, mund të kemi edhe 12 mijë raste në ditë! S'ka masa të reja para 3 janarit

26 Dhjetor 2021, 16:18| Përditesimi: 26 Dhjetor 2021, 16:22

  • Share

Gikas Majorkinis, profesori i epidemiologjisë në Greqi ka përjashtuar mundësine e vendosjes së masave të reja anti-COVID para datës 3 janar.

“Po monitorojmë situatën epidemiologjike”-tha thënë Majorkinis.

Ky i fundit ka theksuar se vendi ndodhet në prag të një ‘stuhie’ për shkak të variantit ‘Omicron’ ndërsa i bën thirrje autoriteteve që të angazhohen sa më shumë.

“Jemi në prag të stuhisë. ‘Omicron’ është këtu. Sa më i lartë të jetë angazhimi aq më të lehtë do ta kemi për të menaxhuar këtë situatë”, është shprehur ai.

Sipas epidemiologut mbetet shqetësues fakti nëse do të ketë presione në spitale.

“Omicron është kudo dhe ka krijuar një rritje dramatike të rasteve. Mund të përballemi edhe me 10-12, 000 raste të ditë. Ajo që na shqetëson është presioni në spitale. Edhe pse ne kemi arritur një nivel të mirë të imunitetit me mbi 70 %”, tha ai duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë të vaksinohen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?