Epidemiologu për Report Tv: Mjekët e pacientët tampon para se të futen në spital! Të shtohen testimet në popullatë

30 Qershor 2020, 13:50| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 14:01

  • Share

TIRANE-Për të shmangur një tjetër situatë ku QSUT-ja u kthye në vatër infeksioni, epidemiologu Ilir Alimehmeti në një prononcim për Report Tv u shpreh se cdo pacient përpara se të futet në spital duhet që të bëjë tamponin për të parë nëse është ose jo me COVID për të shmangur infeksionin në qendrat spitalore dhe shëndetësore. E njëjta strategji sipas tij duhet të ndiqet edhe me mjekët, pasi një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në komunitet. Nëse ndiqet kjo rrugë, shmangen vatrat e infeksionit në spitale, tha ai.

"Përshkallëzimi ndodhi brenda fillimit të qershorit dhe vijon dhe problemi është lirimi i masave. Kemi thënë që lirimi i masave do të shoqërohej me rritje, pritej që të ishte më e ulët, është më i lartë. Kemi disa vatra masive, është qendra pune me shumë punonjës, qendrat shëndetësore që fatkeqësisht ka infektime të personave që janë rëndë para se të infektohen, kjo sjell humbje jete. Nuk e kemi të qartë sa janë të sëmurë nga qendrat shëndetësore dhe nga komuniteti. Pa testuar në mënyrë masive personelin dhe pacientet kurrë nuk mund të themi se spitalet janë pa prezencë virusi. Mund të jetë edhe qytetari që e sjell.

Potencialisht edhe personeli, pjesën më të madhe të ditës e ka në komunitet. Zgjidhja është testimi sistemik i të personave që ndodhen brenda spitalit, personel, pacient, administratë, kushdo. Është mirë të lobojmë në këtë drejtim. Protokolli italian thotë se të gjithë që punojnë në qendra shëndetësore të testohen njëherë në dy javë. Pacientët që vijnë të testohen para shtrimit dhe pranohen nëse dalin negativ, në të kundërt pranë njësisë COVID. Në rast se nuk kemi mundësi për testin dhe është urgjencë, cdo pacientet të trajtohet me kujdesin sikur është me COVID" tha ai.

Por nëse do të bëheshin testime në masë, a do kishim më tepër raste? I pyetur për këtë, Alimehmeti tha "Nuk ka asnjë diskutim për këtë. Duhet të shtojmë testet. Edhe pse tani janë 370 teste në 24 orët e fundit, është e nevojshme që të shtohen më shumë". Por a duhen mbajtur maskat me detyrim? "Nuk ka evidencë që në ambientet e hapura të ketë vlerë mbajtja e maskës. Maska është e detyrueshme në spital, në ambientet e brendshme kur nuk është e mundur të ruhet distancimi".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?