Epidemiologu te '5 Pyetjet': Po diskutojmë disa drafte, hapja graduale me kujdes!

13 Prill 2020, 22:21| Përditesimi: 13 Prill 2020, 22:33

  • Share

Mjeku epidemiolog Alban Ylli u shpreh në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' se mes kryeministrisë dhe institucioneve të tjera po qarkullojnë disa drafte lidhur me vendimin për masat lehtësuese që do të merren. 

'Mund të flitet për hapjen dhe lirimin por duhet të jemi shumë të kujdesshëm, rreziku është shumë i madh. Mesazhi i vetëm që do të jepnim, hapja të fillojë pasi të jetë observuar për një kohë të qëndrueshme, që mund të quhet dy javë, graduale, të shikohet efekti për një javë apo dy dhe pastaj hapi tjetër. Në mesin e marsit nuk ishim të sigurt, por tani jemi të sigurt që masat shtrënguese funksionojnë.

Ka disa drafte që po qarkullojnë në kryeministri dhe institucionet të tjera, hapje graduale, të shoqëruar me disa kufizime për disa lloj aktivitetesh që kërkojnë grumbullime të mëdha njerëzish, që më pas shpërndahen" tha ai.

Në momentin që masat do të lehtësohen, mjeku tha se maskat kanë një rol shumë të rëndësishëm. "Mesazhi që po dominon është që me hapjen e shoqërisë maskat të përdorshin më shumë për të mbrojtur të tjerët". Por kur mund t'i rikthehemi jetës normale? "Me majin situata do të jetë në kontroll plotësisht do të kemi shumë pak vdekje dhe raste të reja" përfundoi ai.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?