Komisioni i Disiplinës

Dhuna këmbëkryq në futboll, merren vendimet: Akademia e Futbollit humbet ndeshjen në tavolinë, e pëson keq edhe lojtari Aldo Spahia! Dënohet edhe Burreli

15 Dhjetor 2022, 10:16| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 11:03

  • Share

Komisioni i disiplinës në FSHF ka marrë vendimet në lidhje me episodet e dhunës që ndodhën në fundjavë në disa prej kategorive të futbollit në vend. Për ndeshjen mes Akademisë së Futbollit U-17 dhe Akademisë së Skënderbeut ku tifozët goditën futbollistët kundërshtarë, ndeshja është vendosur 3-0 në tavolinë në favor të korçarëve.

Sakaq e ka pësuar edhe futbollisti i Akademisë së Futbollit Aldo Spahia, i cili për goditje të kundërshtarit është pezulluar me 7 ndeshje. 

Pa u ndëshkuar nuk ka shpëtuar as Burreli dhe Korabi, dy ekipet e Kategorisë së Parë, që u përfshinë në një përpleshje të ashpër në fushë. Për rrjedhojë futbollisti i Korabit Sokol Mziu është pezulluar me 6 ndeshje nga aktiviteti për goditjen e kundërshtarit, ndërsa për të njëjtën arsye e ke pësuar me 2 ndeshje edhe Jurgen Rucaj, futbollist i Burrelit. Sakaq edhe vetë Burreli është dënuar me 5 ndeshje pa tifozë si dhe gjobë 200 mijë lekë.

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë..

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Zyrtari i KF Partizani U-21, Gerd Haxhiu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. FK Kukësi-femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Femrave, kundër FC Kinostudio-femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 32/1 të Rregullores së Aktivitetit, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi. Paralajmërohet se në rast përsëritje përjashtohet nga gara dhe zbritet në një kategori më poshtë duke iu zbritur jo më pak se 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës.
  3. Lojtarja e FC Lushnja – femra U-16, Kledisa Ndoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtarja e FC Vlora – femra U-16, Gesta Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i KF Bylis, Konstantinos Michahilidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Selman Stërmasi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  7. Lojtari i KS Korabi, Sokol Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF Burreli, Jurgen Rucaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. KF Burreli, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  10. Lojtari i FK Tomori, Ylber Muça, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Flamurtari FC, Ditmar Bicaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i FK Apolonia U-15, Sokol Argjendari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  13. Lojtari i FK Apolonia U-14, Samed Lushaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF Laçi U-13, Flavio Skeja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF Tirana U-13, Matias Halili, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Zyrtari i KF Laçi, Ervin Syziu, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  17. KF Laçi U-13, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-13, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 64/2 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe përjashtohet nga kampionati Abissnet Superiore U-13 për sezonin 2022-2023
  18. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Aldo Spahiu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Akademia e Futbollit U-17, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63/1/b, 64/2 dhe 65/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe përjashtohet nga kampionati Abissnet Superiore U-17 për sezonin 2022-2023
  20. Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  21. FK Spartak Tirana, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, grupi B, kundër K.S Minatori, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  22. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin FSHF Cup 9×9, midis Nova dhe Albamer. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
  23. Lojtari i BTL, Endrit Dahriu, FSHF Cup 9×9, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  24. Lojtari i Vllaznia, Kampionati Kombëtar i Futsal, Fation Kiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/d, 11/1/f, 31, 38, 48/1 dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.
  25. Antigonea, FSHF Cup 9×9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin FSHF Cup 9×9, kundër FC Dussel, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin pasardhës.
  26. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tepelena, Igli Kalemi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  27. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Endrit Kastrati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?