Universiteti francez Epitech Ballkani-zgjedhja më e mirë për një të ardhme të sigurt!

27 Korrik 2020, 11:21| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 11:29

  • Share

Epitech është një universitet Francez, me sistem të inicuar nga Napoleon Bonaparte në shekullin e 17.  Me një mënyrë të veçantë mësimdhënie e cila realizohet përmes projekteve për të gjitha lëndët, ku bazohet në një program mësimor, i cili nuk ka nevojë për libra, dhe cdo gjë realizohet nëpërmjet gjuhës së kompjuterit. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte i ftuar  Armend Tahiraj Drejtor i Pergjithshem për Ballkanin në Universitetin Epitech, i cili shpjegoi më tej, rreth mësimdhënies së këtij universiteti dhe arsyen se përse ky universitet është solid dhe i pakonkurueshëm në fushën e tij.

‘’ Suksesi i saj, veçanërisht na segmenton tek pjesa e mësimit përmes projekteve dhe adaptimit në kohë reale për kompanitë ku studentat punojnë. Sepse në kompani punohet përmes projekteve, përmes sistemit autonom, duhet të jesh autonom, duhet të punosh në grup dhe duhet të jesh i shkathët ta gjesh informacionin, në mënyrë autonome’’ shprehet z. Tahiraj.

Ndërsa thekson se ky univeristet synon mësimin përmes projekteve ndryshe nga shumë universitete të tjera:

‘’ Nuk është mësim akademik, është shumë më shumë tek pjesa e projekteve, është pjesa logjike’’, thotë ai, ndërsa jep një shembull për ta kuptuar më qartë, për të gjithë të rinjtë që do të bëjnë zgjedhjen e tyre për në universitet, duke theksuar se operojnë kështu:

‘’ Shfaqet një problem jepen strukturat bazike, domethenë strukturat iniciale të çdo studenti dhe japim strukturat e sakta kur kërkohet informacioni si duhet ta zgjidhim detyrën, por asnjëherë duke dhënë përgjigjen e saktë. Profesorët tek ne, nuk japin përgjigje përfundimtare, japin vetëm mënyrën logjike si  të shkojë tek përgjigja’’ tregon z. Tahiraj për mënyrën e mësimdhënies në universitetin Epitech.

Universiteti Epitech operon në  20 qytete të botës, që nga viti 2017 është pjesë e mësimdhënies në Barcelonë, Bruksel, Berlin dhe Tiranë, si dhe që nga 2019 në New York.

Në fund të këtij cikli akademik cdo student pajiset me një Diplomë Franceze me titullin “Ekpert i Sistemit te Informimit”. Me një përhapje kombëtare dhe ndërkombëtare, Epitech në vitin e pestë të studimeve i mundëson studentëve të vijojnë  studimet e tyre në Paris, ku mund të thellon më tej në aspektin e ‘’ profezionalizmit’’. Tek epitech studentët do të mund të gjejnë pasionini, që është thelbësore për metodat unike të mësimdhënies dhe besimin tek studentët për të arritur  projektet e tyre ambicioze.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?