Era dhe Nora duke bërë shqiponjën në Athinë

VIP & Spektakël

'Epo ju jeni kafshë,' Grekët revoltohen nga fotoja me plis e me shqiponjë e Erës dhe Norës në Athinë

28 Nëntor 2018, 20:55| Përditesimi: 28 Nëntor 2018, 21:09

  • Share

Era Istrefi ka postuar një foto me motrën e saj, Norën në Athinë ku edhe uronin 106-vjetorin e Pavarësisë.

Dy motrat shumë të suksesshme, në foton e postuar kishin vendosur plis dhe kishin bërë bashkë duart duke formuar shqiponjën dykrenore.

Por fansave grekë të Erën nuk u ka pëlqyer shumë kjo foto. Në komente ata kanë nisur me ofendimet ndaj tyre duke e quajtur një ofendimin gjestin e tyre edhe pse ishte diçka shumë normale dhe në kuadër të festës.

“Nëse nuk do të ishte Greqia, do të ishit duke shkuar me dhi/ Epo përfundimisht ju jeni kafshë/ Ja ju e tregoni që po shkoni në mal,” -ishin disa nga komentet më pikante të ndjekësve grekë.

Komentet e ndjekësve grekë tek fotoja e Erës dhe Norës

1/3
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?