Skënderbeu

Epoka e Skënderbeut/ Fan Noli: Ja tre arsyet, pse shqipёtarёt u thyen nga turqit

30 Shtator 2018, 09:01| Përditesimi: 7 Prill 2022, 11:47

  • Share

(Vijon nga java e kaluar)

Historia e epokёs sё Skёnderbeut qe, me tё vёrtetё njё histori flijimi e njё pjese tё mirё tё shqiptarёve, t’atyre qё mbajtёn peshёn e barrёs mё tё rёndё tё luftёs, tё principatёs sё Kastriotёve.

Ai flijim siguroi pёr mё shumё se njё tё katёrt shekulli lirinё relative tё atij populli qё jetoi me ankthin e luftёs sё vazhdueshme, e cila shoqёrohej me humbje njerёzore, me shuarje familjesh, mbasi meshkujt i hanin betejat.

Edhe se gjenia e prijёsit i ulte nё shkallёn mё tё vogёl humbjet e ushtarёve tё tij, duke zmadhuar me shifra marramendёse ato tё kundёrshtarit, lufta e gjatё u zhvillua ndёrmjet njё urdije ushtrish qё vinte nga Anadolii e njё grushti arbёrish, qё mbёshteteshin tek besimi ndaj Zotit dhe atij qё i udhёhiqte.

Pёrmenda termin “liri relative” pёr kohёn e Skёnderbeut. Relativiteti rridhte nga gjёndja nё rrethim, qё ishte bёrё normaliteti i dy breza njerёzish, tё detyruar tё mbylleshin nё kёshtjella, sa herё afrohej ndonjё ushtri otomane, duke u lutur sё bashku pёr mbrojtjen e jetёve tё bijve, tё burrave, tё etёrve, pёr tё cilёt nuk dihej kthimi nga beteja e rradhёs.

Ai popull stoik e zemёrmadh, edhe n’ata kushte ankthi e pasigurie, e ndoqi prijёsin me njё durim e forcё vullneti pёr t’u admiruar, i blatoi atij gjithshka e nuk shfaqi kurrё shenja pakёnaqёsie e kundёrshtie, edhe se fuqitё vinin duke u pakёsuar, edhe se lotёt ishin shterrur nё sytё e grave arbёreshe, atyre heroinave tё heshtura, mbi tё cilat rёndonin tё gjitha pasojat e lavdisё sё shekullit tё madh. Ishin ato qё duhej tё lindnin e tё rrisnin fёmijё pёr tё zёvendёsuar ata qё binin pёr idealin e shekullit tё Arbёrit. Ishin ato qё do tё çonin pёrpara familjet, do tё lёvronin tokat, shpesh herё tё lёna djerrё nga shkatёrrimet e luftёrave apo nga mungesa e burrave. Kujtesa historike do tё ishte shumё e mangёt, nёse nuk do t’u jepte atyre piedistalin e merituar nё altarin e vlerave tё kombit, ashtu sikurse dhe stёrmbesave tё tyre nё gjysёm shekullin e terrorit komunist.

Njё nga historianёt mё nё zё tё botёs, anglezi Edward Gibbon, nё veprёn e tij madhore “Historia e rёnies dhe rrёzimit tё Perandorisё romake”, i kushton njё kapitull edhe Skёnderbeut e bёmave tё tij. Duke u bazuar tek Barleti, por edhe te tё tjerё shkrimtarё tё kohёs si poeti freng Spondano, edhe se mbetet mjaft kritik pёrsa i pёrket disa vёshtrimeve tё veprimtarisё sё heroit tonё, shkruan nё pёrfundimin e gjykimit tё tij:

“Varri i tij u dhunua shpejt nga pushtuesit turq; por veprimet bestytnore tё jeniçerёve, qё mbanin eshtrat e Skёnderbeut si hajmali tё ngallmuara nё bylyzykёt e tyre, ishte njё rrёfim i heshtur i respektit tё tyre pёr vlerёn e tij. Edhe shkatёrrimi i Shqipёrisё, qё pasoi menjёherё vdekjen e Skёnderbeut, mund tё plotёsojё lavdinё e tij; por nёse ai do tё kishte peshuar pasojat e nёnёshtrimit apo tё qёndresёs, njё dashamir i vёrtetё i atdheut ndoshta do tё kishte hequr dorё nga njё luftё e pabarabartё, suksesi i sё cilёs varej nga jeta dhe zgjuarsia e vetёm njё njeriu. Ka mundёsi qё t’a mbante shpresa, e arsyeshme edhe se e rremё, qё Papa, Mbreti i Napolit  dhe Republika e Venedikut do tё bashkoheshin, nё mbrojtje tё njё populli tё lirё e tё krishterё, qё rrinte nё roje tё brigjeve tё Adriatikut dhe tё kalimit tё ngushtё ndёrmjet Greqisё dhe Italisё.”

Ka njё pjesё tё sё vёrtetёs nё pohimin e historianit anglez, por edhe se historia nuk shkruhet me “nёse” e “sikur”, arsyetimi mbi mundёsitё e pashfrytёzuara pёr njё traktat paqeje me Perandorinё Otomane, mbi dobitё apo dёmet e njё vendimi tё kёtillё mund tё jetё i dobishёm edhe sot. Pa hyrё nё hollёsitё e asaj rrahje mendimesh, nё vija tё trasha kam bindjen se njё paqe me Sulltanin, sidomos me Mehmetin e dytё, nuk do tё kishte shmangur pushtimin e Arbёrisё, por ndoshta do t’a kishte shtyrё nё kohё. Sё pari kjo bazohej nё njohjen e pabesisё sё sulltanёve, mizorinё e tё cilёve dhe ngrёnien e fjalёs Skёnderbeu e kishte provuar disa herё gjatё kohёs sё betejave me ta. Sё dyti, njё paqe me turqit do tё sillte, si pasojё, shkёputjen e lidhjeve me Romёn, Napolin, Venedikun, Raguzёn e, nё pёrgjithёsi, me Perёndimin. Ndoshta do tё kishte pakёsuar pёrmasat e flijimit t’atij brezi arbёrish, por do tё kishte sjellё njё letargji tё ngadaltё, nёn vasalitetin e pushtetit tё osmanllijve, e nё njё pushtim tё mёtejshёm me tё njёjtat pasoja.

Me largpamёsinё qё e karakterizonte Gjergj Kastrioti bёri zgjedhjen e tij, tё pёrkrahur nga shumica dёrmuese e bashkatdhetarёve, atё tё mbrojtjes sё vlerave tё krishterimit e qytetёrimit tё tij. Pёr kёtё qёllim e quajti tё ligjёruar, si njё farё fataliteti historik, flijimin e popullit tё tij, i bindur se e ardhmja e Vendit tё tij duhet t’ishte gjithmonё e lidhur me atё qytetёrim. N’atё vendimmarrje pёrfshihej edhe porosia qё ai i linte Arbёrisё, klasёs sё saj drejtuese e popullit tё saj, qё tё kthente kokёn gjithmonё nga Perёndimi. Me pёrjashtim tё gjysёm shekullit komunist kur klika drejtuese e Shqipёrisё e theu mizorisht atё porosi, me pasoja rrёnuese pёr Vendin, populli shqiptar e pёrcolli nga brezi nё brez, duke e patur si busull nё ecjen e vёshtirё tё anijes sё tij nёpёrmjet dallgёve tё harbuara tё kohёve. Prandaj historia e mёvonёshme, deri nё ditёt tona, nuk bёri tjetёr veçse tё vёrtetonte drejtёsinё e asaj zgjedhjeje, pёr tё cilёn u ngrit nё qiell nga Papёt e Romёs, u respektua e u vlerёsua nga Mbretёria e Napolit, qe ndonjёherё  viktimё e lojёs sё dyfishtё tё Republikёs sё Venedikut.

Ka tё drejtё historiani anglez kur flet pёr “shpresёn e arsyeshme, por tё rreme” tё ndihmёs nga shtetet italike e Perёndimi nё pёrgjithёsi. Ajo ndihmё qe gjysmake, simbolike, e papёrfillёshme, e mungesa e saj e njё rёndёsie tё dorёs sё parё pёr tё pёrcaktuar humbjen pёrfundimtare. Ndoshta Evropa e atёhershme nuk vetёdijёsohej plotёsisht pёr rrezikun qё i kanosej, ndoshta mendonte se Perandoria Osmane do tё mjaftohej me pushtimin e Ballkanit, ashtu siç ndodhi n’atё shekull. Do t’a ndjente rrezikun nё dyert e Vjenёs, mbas pak mё shumё se dy shekujve, mbasi Ballkani ishte “qetёsuar”. Por nё periudhёn pёr tё cilёn flitet, bizantinizmi i shteteve italike, nё luftё me njeri tjetrin nuk ndihmonte nё marrjen e vendimit pёr tё ndarё fatin me Arbёrinё e Gjergj Kastriotit.

Nuk mund tё fajёsohet Skёnderbeu pёr miopi politike nё marrёdhёniet me ata shtete. Ai qe shёmbull korrektese e ndershmёrie nё lidhjet me ta, madje shkoi edhe nё ndihmё tё mbretit tё Napoliti, i besoi atij fatin e familjes, duke marrё si shpёrblim mikpritjen e shfaqur nё drejtim tё dhjetra mijra arbёrve tё shpёrngulur nga toka e tyre pёr t’u vendosur nё krahinat e ndryshme tё Italisё. Por nё gjyqin e ftohtё tё historisё arbёrit dhe prijsi i tyre shkuan ballёlartё, sepse kishin kryer detyrёn e tyre kundrejt qytetёrimit tё cilit i pёrkisnin. Ai qytetёrim mbeti i detyruar kundrejt atij populli, pёr shekuj tё tёrё harrese e shkujdesjeje kundrejt fatit tё tij. Madje edhe kur, mbas gati pesё shekujsh lёngimi, ai popull deshi tё dilte nga errёsira e tё kishte shtetin e tij, pёrfaqёsuesit e atij qytetёrimi e njohёn atё tё cunguar, duke u bёrё pёrgjegjёs pёr njё tjetёr akt tё tragjedisё shqiptare.    

Nё atё tragjedi kishin edhe arbёrit pёrgjegjёsinё e tyre. Gjёndja e jashtzakonshme e luftёs, nё tё cilёn u gjind Arbёria nё vitin 1444, kishte nevojё pёr njё bashkim tё qёndralizuar tё fuqive tё saj. Skёnderbeu ishte shumё i vetёdijshёm pёr domosdoshmёrinё e atij organizimi, pёr mё tepёr sepse ai vinte nga njё sistem qё i ngjante njё piramide. Nё sajё t’atij organizimi perandoria turke qёndroi e fuqishme, duke u shtrirё nё tre kontinente e duke ruajtur atё gjёndje pёr shekuj tё tёrё. Arbёria mesjetare, ashtu si Evropa e asaj periudhe, ishte njё lёmsh principatash tё cilat  ruanin me fanatizёm pavarёsinё e tyre, madje duke bёrё marrёveshje e traktativa me shtete tё tjerё nё mbrojtje tё saj.

Skёnderbeu ishte ideatori i Lidhjes sё Lezhёs, nё tё cilёn u arrit njё marrёveshje pёr ndihmё tё ndёrsjelltё ndёrmjet krerёve tё krahinave tё ndryshme. Ai ishte njё komandant i rrallё, pёr tё cilin rregulli e disiplina ishin faktorё tё domosdoshёm edhe nё njё gjёndje normale paqeje, por bёheshin tё detyrueshёm nё njё luftё tё paprerё kundёr fuqive ushtarake disa herё mё tё mёdha. Ai ishte shumё i kujdesёshёm qё ajo kёrkesё tё mos ndёrpretohej si prirje pёr tё rrёmbyer tokat e tё tjerёve. Dёshira e tij pёr tё patur njё shtet tё bashkuar binte ndesh me prirjet vetiake tё pothuaj gjithё princёrve tё tjerё. Prandaj ndonjё prirje historiografike pёr t’a paraqitur atё epokё si ajo e shtetit tё bashkuar apo, pёr mё tepёr, e njё vetёdijesimi kombёtar, nuk i pёrgjigjet sё vёrtetёs. Arbёria, edhe me Skёnderbeun, mbeti njё trevё e pёrçarё nё zotёrinj tё mёdhenj e tё vegjёl, pa marrё as shembёlltyrёn dhe as ndёrgjegjen e kombit, qё ishte atёherё njё koncept i panjohur jo vetёm pёr tё, por pёr pjesёn mё tё madhe t’Evropёs. Nuk kishte kohё mё tё pёrshtatёshme pёr tё nxitur bashkimin e arbёrve nё njё shtet tё vetёm por, fatkeqёsisht nё shumicёn dёrmuese, princat arbёr, pasardhёs tё ish mbretёrve ilirё, nuk patёn as largpamёsinё pёr tё kuptuar situatat dhe as vullnetin pёr tё bashkur forcat.

Duke analizuar shkaqet e humbjes sё arbёrve, Fan S. Noli arrin nё pёrfundime, tё cilёve nuk mund t’i hiqet asnjё presje:

“Arsyet, pёr tё cilat Shqipёtarёt u thyen, nuk janё tё rёnda pёr tё gjetur. E para, Turqia ishte njё pus ushtёriak i pasosur, kur kapitali njerёzor i Shqipёrisё kishte nisur tё pakёsohej dhe ishte mё tё shuar e sipёr. E dyta, Turqia, qё kur nisnё luftёrat Shqipёtaro – Turke mё 1362, pati njё sёrё sulltanёsh tё mёdhenj, si Muradi I, Bajaziti e Jildёrmёmi, Mehmeti I, Muradi II, dhe Mehmeti i II, kur fati dorёshtrёnguar nuk i dha Shqipёrisё veçse njё Skёnderbe tё vetёm. E treta, turqit ishin njё komb i bashkuar rreth Sulltanit si njё shkёmb, aq nga fanatizma sa dhe nga disiplina ushtёriake, kur Shqiptarёt kanё qёnё edhe ahere, si gjithnjё, tё pёrçarё e tё pabindur, edhe mezi i mbante pak a shumё tё lidhur kryemёndja sipёrnjerёzore e Skёnderbeut.”  

Ndёr tri arsyet qё ve nё dukje Noli, e para mendoj se ёshtё vendimtarja, gjё tё cilёn e pranojnё edhe historianёt e tjerё. E dyta qёndron, por krahasimi i prijёsve nuk mё duket shumё i pёrshtatёshёm, mbasi Sulltanёt ishin nё krye tё njё perandorie, ndёrsa princёt arbёr kishin vetёm krahina tё vogla nё mbarёshtimin e tyre. E treta ёshtё e vёrteta absolute qё shёnon jetёn tonё si komb, qё nga lashtёsia deri nё ditёt tona. Pa ndrequr kёtё tё metё endemike tё racёs sonё, zor se do tё arrijmё tё jemi nё tё njёjtin hap me tё tjerёt, qё i kanё kёta probleme, por jo nё pёrmasat tona.

“Sikur tё qenё tё bashkuar, shqiptarёt mund t’i kishin pёrballuar me sukses invadorёt e huaj. Po kapedanёt patriarkalё tё Shqipёrisё, posa u çliruan nga zgjedha e huaj, nisnё tё hahen midis tyre, dhe kёshtu u dhanё rastin armiqve tё jashtmё t’a robёrojnё pёrsёri Shqipёrinё e çliruar. Kёshtu, bashkimi i Shqiptarёve nёn Balshёn dhe Shpatёn shkoi mbi qiellin e Shqipёrisё si njё meteor i ndriçim pas furtunёs dhe u çduk, duke lёnё njё errёsirё tё thellё dhe njё çkatёrrim mё tё plotё”. 

Kjo ёshtё tablloja qё na pёrshkruan Fan S.Noli, mbas njё periudhe, relativisht tё gjatё (1356 – 1422) tё pёrpjekjeve tё suksesёshme tё Balshajve e Shpatёve, pёr tё krijuar njё shtet tё madh arbёr, mbas shpёrbёrjes sё shtetit sёrb tё Stefan Dushanit. Si meritё e tyre, ky shtet funksionoi, me ndёrprerje tё shkurtёra pushtimesh turke. Madje shtrirja e tij nga Dalmacia deri nё Epir pёrmbante njё sipёrfaqe pesё herё mё tё madhe se Shqipёria e dalё nga Konferenca e Londrёs mё 1913. Por edhe n’ata vite nuk mungonin grindjet, zёnkat dhe bashkёpunimet me tё huajtё, pёr tё ruajtur interesat e veçanta te secilёs principatё. Kёshtu psh., sipas pohimeve tё Fan s. Nolit apo Athanas Gegajt, Topiajt, pёr tё hequr qafe shtetin e Balshajve, kёrkuan ndihmёn e turqve. Kjo ndodhi mё 1385, nё betejёn e Savrёs, nё tё cilёn ushtria turke hyri nga Maqedonia dhe zaptoi Beratin dhe Kosturin e nё tё cilёn u mund dhe u vra Balsha II.

“Mё 1396, njё ushtri e re turke rrёnoi Shqipёrinё. Ulqini, Shkodra, Berati, Kruja dhe Kastoria u pushtuan. Pёrpara pёrparimit turk Gjergji II u tёrhoq. Por Ulqini i u kthye nё kёmbim tё njё kushurire tё re qё Gjergji i kishte dorёzuar Sulltanit. Ai i a dha Shkodrёn Republikёs sё Venecias me kusht qё t’i jepte atij njё shumё parash.” 

Mjaftojnё kёta fakte pёr tё kuptuar se cila ishte Arbёria nё tё cilёn Gjergj Kastrioti filloi epopenё e tij tё luftёs me Turqinё e Sulltanёve. Pёrpjekja e parё e tij, mbas pak muajsh tё marrjes nё dorёzim tё principatёs atёrore, qe ajo e organizimit tё Kuvendit tё Lezhёs, qё atёherё ishte territor i Republikёs sё Venedikut, e qё, nё synimin e tij, duhej tё ishte njё ndёrmjetёs dhe katalizator i Lidhjes Shqiptare. Nё Lezhё u duk se shkoi gjithshka mirё, se krerёt e krahinave tё ndryshme u ndёrgjegjёsuan pёr domosdoshmёrinё e bashkimit tё fuqive tё tyre nё luftёn pёr mbrojtjen e trojeve arbёrore.

Por njё e katёrta e shekullit, e mbushur me luftёra nё tё gjithё frontet, provuan se entuziazmi i Lezhёs ishte i pёrkohshёm e i sipёrfaqёshёm. Skёnderbeu u ballafaqua nё vite me tekat e pafund tё aleatёve, me ftohjen, me marrёveshjet me Venedikun apo turqit kundёr tij, me tradhёtitё madje edhe brёnda familjes, me kushtёzime tё shpeshta, me shpёrfillje kundrejt luftёs sё tij. Pati nё krahun e tij oficerёt e shtabit tё tij, me nё krye Vrana Kontin e Tanush Topinё, mbrojtёsit legjendarё tё rrethimeve tё Krujёs, por njohu dhe tradhёtitё e Moisiut, tё Hamza Kastriotit, tё Gjergj e Gojko Stres Balshёs, nё çastet mё tё vёshtira tё luftёs, mbas humbjesh tepёr tё rёnda si Berati apo Sfetigradi. Pati dashurinё e mbёshtetjen, deri nё flijim, tё popullit arbёr, por kёto nuk qenё tё mjaftueshme pёr tё vёnё themelin e asaj Arbёrie tё bashkuar e tё lirё.  

Marrёdhёniet me dy principatat mё tё fuqishme tё Arbёrisё sё kohёs, Dukagjinёt nё veri dhe Arianiti nё jugё, kanё qenё mjaft problematike pёr Gjergj Kastriotin. Me Dukagjinёt problemet lindёn heret, qё nё dasmёn e Mamicёs, ku Lek Dukagjini u bё armik me Lek Zaharinё pёr zgjedhjen sentimentale tё princeshёs Irena Dushmani. Dueli midis tyre e pasonjёsve tё tyre u bё shkak qё dasma tё prishej e secili tё kthehej me vrap nё vendin e vet. Por, siç thotё Noli : “Kjo dasmё duhet mbajtur nёr mёnt, se prej kёsaj rrodhёn gjer mё njё pikё lufta me Venetinё, dishfata e Beratit, edhe tradhёtia e Moisiut, tri ngjarje qё mёnt e pёrmbysnё Skёnderbeun.”  Nё kёto ngjarje Dukagjinёt mbajtёn njё qёndrim armiqёsor kundrejt Skёnderbeut. Kjo ftohtёsi vazhdoi deri nё vitin 1452, kur “Papa Nikolla V ngarkon Pal Engjёllin me hŷmё ndёrmjet Skёnderbeut e Dukagjinve pёr pajtim. Kёta ishin anmiqsue prej smirёs, pёr ditё mâ tё madhe tё Lekёs kundra Skёnderbegut e mandej ishte mbushun kupa me nji komplot kundra jetёs sё kёtij, i cili dyshonte pёr Lekёn.”   Mbas dhjetё vitesh njё tjetёr Vikar i Krishtit “Papa Piu II u kёrcnohet me shkishrim (Leçi) Dukagjinvet, Spanvet e ndjekёsve tё tyne, po tё mos pritshin mbrenda 15 ditsh çdo marredhânё me Turqit pёr dâm tё Skёnderbegut.”

 Nё lidhje me kёtё fakt, studjuesi At Athanas Gegaj shprehet kёshtu :

“Ne pёrmёndёm tshmё qё lufta civile u evitua nё sajё tё ndёrhyrjes sё peshkopit tё Drivastos qё u dёrgua nga Papa. Por Dukagjinasit u bashkuan me Sulltanin e pas kёsaj u shkishёruan, sepse e thirrёn atё nё ndihmё kundёr Skёnderbeut.”      

Marrёdhёniet mes Dukagjinvet e Skёnderbeut kanё patur luhatjet e tyre, çaste armiqёsie tё hapur, çaste ftohtёsie, por edhe çaste miqёsie tё fortё. Sigurisht nuk ishin marrёdhёnie tё tilla qё tё mund tё viheshin nё themelin e njё shteti arbёr tё qendralizuar. N’atё drejtim kishin njё rol tejet tё rёndёsishёm edhe ndikime e intrigat e shteteve italike, vasaliteti kundrejt tyre e Turqisё, pikёrisht se nuk ekzistonte shteti i bashkuar i Arbёrit ku secili tё gjente shtёpinё e tij.

Edhe me Gjergj Arianitin, i cili mbas shtatё vitesh luhatjeje e pavendosmёrie tё Skёnderbeut pёrsa i pёrkiste krijimit tё familjes, u bё vjehrri i tij, marrёdhёniet kanё patur ulje e ngritje. Nё fillim, nё Kuvendin e Lezhёs, Gjergj Arianiti, qё kishte ende mantelin e lavdisё sё fitoreve tё viteve 30, qe njё faktor i rёndёsishёm nё krah tё Gjergj Kastriotit, gjatё punimeve tё asaj mbledhjeje, duke kёmbёngulur qё tё caktoheshin kuotat financiare tё secilёs principatё nё ndihmё tё kryekomandantit tё ushtrisё sё beslidhjes. Pёr personalitetin qё pёrfaqёsonte e konsideratёn qё gёzonte tek arbёrit e te tё huajtё, sjellja e tij nuk qe gjithёnjё nё pёrputhje me interesat e Skёnderbeut e luftёs sё tij.

“Pёr t’i bёrё ballё sa mё mirё Turqёve, Arianiti u bashkua me Skёnderbeun, por pёr çdo rast ai ruante pavarёsinё e vet. Nё fakt, mbas luftёs me Venecien ai dёrgoi njё mision nё Republikёn, duke kёrkuar tё falur qё furnizoi me ndihma Skёnderbeun kundёr qytetit tё Shkodrёs dhe i dёrgoi misionarё Papёs e Mbretit tё Napolit.”    

Mё vonё, mbasi Skёnderbeu kёrkoi dorёn e sё bijёs, Arianiti, pёr tё shpejtuar kryerjen sa mё shpejt t’asaj martese, e trysnonte duke i prerё ndihmat. Nё dasmёn e Skёnderbeut nuk morёn pjesё as Dukagjinёt dhe as vёllezёrit e Donikёs, tё zemёruar pёr prikёn qё i kishte dhёnё i ati asaj. Luhatjet nё qёndrimin e Arianitit kundrejt Venedikut e Napolit kushtёzuan edhe ndihmesёn e luftёs sё Skёnderbeut.

Mё 1451 ai firmosi traktatin e ndihmёs, praktikisht njё traktat vasaliteti me Mbretёrinё e Napolit. Por, mbas pesё vitesh “Nё 1456, pas humbjes sё Beratit, Arianiti kishte humbur çdo shpresё tek politika napoletane. Atёherё ai kthehet nga Venecia. Republika i akordon mbrojtjen e vet, duke e detyruar tё bёjё paqe ose luftё sipas urdhёrave tё Senatit venecian.

Ky traktat qё Arianiti bёri me Venecien e shkёputi atё nga Lidhja e Lezhёs dhe nga politika e Skёnderbeut.”  

Siç del nga kёta pohime tё At Athanas Gegajt, Arianiti u shkёput nga lufta kundёr turqёve nё mesin e rrugёs sё pёrshkuar prej arbёrve nёn drejtimin e Skёnderbeut. Nё kёtё kuadёr luhatjesh tё princёrve mё tё rёndёsishёm tё Arbёrisё, luhatje politike qё shkonin nga kushtёzimet e deri tek tradhёtitё, vullneti i prijёsit pёr tё krijuar njё entitet tё bashkuar tё popullit tё vet, binte ndesh çdo ditё me veprimet qё tё tjerёt krerё e drejtues krahinash vinin nё praktikё. Madje ajo histori 25-vjeçare, me tё gjithё elementёt e saj, nxjerr nё pah njё natyrё, njё temperament e njё karakter sipёror tё heroit tonё, jo vetёm nga trupi e fuqia fizike, por kryesisht nga durimi, vendosmёria e cilёsitё e larta tё mёndjes. Ai i kaloi  gjithё ata vite tё vёshtira, duke patur edhe çaste tё rralla dobёsie, tё cilёt plotёsojnё fizionominё shpirtёrore e mendore tё njё njeriu, sado i rrallё e i pakrahasueshёm, por qё mbetej njeri, nё kufijtё e njerёzores, edhe se tё vёshtruar nga lartёsia e shekujve tё shkuar, mund tё quhet sipёrnjerёzore.  

Pёr shtatin e tij moral, pёr cilёsitё e tij tё rralla, pёr zemrёn e tij tё madhe, pёr pёrkushtimin tij tё jashtzakonshёm nё sendёrtimin e detyrёs kundrejt idealit, ёshtё folur e shkruar shumё nё kёta pesё shekuj qё na ndajnё nga ajo ditё e zezё e historisё sonё. Kanё shkruar shqiptarё e tё huaj, historianё, poetё, filozofё e ushtarakё, kanё kompozuar vepra muzikore mjeshtёr tё artit tё tingujve e kanё pikturuar portretet e tij ata tё artit tё penelit. Kёto vёrtetojnё faktin se figura e Skёnderbeut ishte aq e madhёrishme sa i kaloi tё gjithё kufijtё e pёrmasat e njё Vendi e tё njё epoke, duke u bёrё pasuri e mbarё njerёzimit dhe e pёrjetёsisё.

Pёr ne, shqiptarёt, ai mbeti fari drejtues qё na priu idealisht nё kёtё gjysmё mijёvjeçari, tё ngarkuar me re tё dёndura e tё zeza pushtimesh tё huaja e lufte tё gjatё me vetveten. U munduam tё njёjtёsohemi me emrin e tij, edhe se shpesh nuk i sendёrtuam mёsimet e porositё e tij. Megjithatё ai mbeti njё simbol, ai i qёnies sonё, i ёndrrave tona, i aspiratave tona shekullore. Ai na la njё pasuri tё pamatёshme, pёrkatёsinё, jo vetёm gjeografike, nё kontinentin evropian, ndihmesёn tonё, si popull, nё historinё e mbrojtjes sё vlerave qytetёruese t’atij kontinenti, krenarinё e tё flijuarit pёr ato vlera.

Na takon ne sot, me qёndrimin tonё, me dёshirёn pёr t’u pёrmirёsuar e pёr tё ecur pёrpara nё rrugёn e qytetёrimit si njё trup i vetёm, tё tregohemi trashёgimtarё tё denjё tё emrit dhe veprёs sё tij madhore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?