Sport

Epoka 'post Messi' në Barcelonë nis me fitore, katalanasit 'leksion' Juves në miqësore! Milan-Real përfundon pa gola

9 Gusht 2021, 09:47| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 11:01

  • Share

Era e re ajo pa Lionel Messin tek Barcelona nis me një fitore. Barcelona ka mposhtur 3-0 Juventusin në miqësoren prestigjioze të zhvilluar në “Johan Cruyff” përpara 3 mijë tifozëve duke fituar edhe trofeun “Gamper”. Ndeshja zhbllokohet shumë shpejt që në minutën e 3-të ku shënoi holandezi Memphis Depay pas pasimit nga talenti Demir dhe me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Juventusi u përpoq por në lartësinë e detyrës u tregua portieri Neto. Skuadra e Koeman dyfishoi në pjesën e dytë me sulmuesin Martin Braithwaite dhe llogaritë i mbylli Puig me një gol shumë të bukur. Në minutën e 78-të u aktivizua edhe sulmuesi i Kombëtares Rey Manaj që luajti rreth 15 minuta të kësaj sfide prestigjioze. Barcelona di të fitojë edhe pa Messin. Trofeu “Gamper” për vitin 2021 është i katalanasve.

Ndërsa pa gola përfundoi miqësorja tjetër e luksit Milan-Real Madrid zhvilluar në Klagenfurt. Protagonist ishte portieri i ri i skuadrës italiane Maignan që bëri disa pritje të mira dhe madje priti edhe penalltinë e Gareth Bale të fituar po nga uellsiani. Theo goditi shtyllën për Milanin e Modric traversën për Realin por gola nuk u shënuan. Një test i mirë për të dyja skuadrat në prag të nisjes së kampionateve respektive./ Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?