Politikë

‘Epokë e mbyllur’, Rama: Ndërmarrjet e ujit të mbushura me ‘punonjës’ parazitë, janë aty si rezultat i krushqisë (VIDEO)

3 Shtator, 12:04| Përditesimi: 3 Shtator, 13:30

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se Operatori Kombëtar i Ujit do të shkëputet njëherë e mirë nga punësimet si rezultat i krushqisë e politikës. Kritika pati për të gjitha ndërmarrjet e ujit, për të cilat tha se janë mbushur me punonjës parazitë.

“Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit. Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika, OSHEE. Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE ti vendosë partia, të lëvizin lartë e poshtë se do partia, është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate. Energjia nuk është një mall që dikujt ia shet, dikujt ia fal, dikujt ia jep për bamirësi”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Nga janari, Operator Kombëtar për Ujin! Rama: 58 ndërmarrjet ‘çeta’, katastrofë e vërtetë! Burg kujt vjedh ujin (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?