Shqipëria është kthyer tashmë në një epokë të re të turizmit dhe këtë e vërtetoi edhe mbledhja në Tiranë e Organizatës Botërore të Turizmit. Në ‘Përballje’ në Report Tv të ftuarit treguan arritjet dhe sfidat e vendit tonë për t’ja dalë në këtë industri të re.
Zak Topuzi, kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizmit, u shpreh në studio për Rovena Nezirin se sfidë mbetet koordinimi mes strukturave të ndryshme vendore dhe lokale dhe nuk është thjesht çështje numrash.
'Takimi i fundit ishte një mesazh marketingu për Shqipërinë, 40 ministra të turizmit është një event i rëndësishëm. Mesazhet kryesore ishin kryesisht Shqipëria duhet të forcojë menaxhimin e turizmit. Nuk është çështje numrash. Është çështje koordinimi mes strukturave të ndryshme, për të pasur një turizëm të qëndrueshëm. Mesazhi tjetër ishin investimet që mund të bëhen në Shqipëri. Por duhet të kishte detajime më specifike, për zona që mund të reklamosh për investime. Ishte një sukses për Shqipërinë. Është një PR i rëndësishëm.', tha Topuzi.
Besnik Vathi, operator turistik tregoi dyshimet e tij në lidhje me shifrat e 10 milionë turistëve, pasi aty përfshihen edhe vizitorët e huaj që hyjnë në aeroport por nuk janë turistë.
'Në Shqipëri e theksojmë që nuk është industri e re. Janë breza të tërë që janë marrë nga viti në vit. Gjtihë rritja qëndron mbi krahët e brezave të kaluar. Organizimi i një konference të tillë është e rëndësishme për turizmin shqiptar. Shqipëria është anëtare e OBT dhe organizimie të tilla bëhen. Natyrshëm që përfitohet, pasi rrjeti i turizmit përfiton dhe shikohet që Shqipëria tashmë është një konkurrente e denjë në turizmin ndërkombëtar.
Ata erdhën jo për të promovuar turizmin shqiptar. Ata janë konkurrentë ndërkombëtar. Turizmi shqiptar promovohet natyrshëm duke qenë një aktivitet i tillë në Shqipëri. Saktësia e shifrave në hyrje por jo turistë. 1.7 milionë janë vizitorë të huaj, dhe numri i turistëve të huaj është i panjohur. 1.7 milionë nuk janë turistë të huaj. Në këtë shifër futen edhe vizitorët tranzit. Që kalojnë nga një kufi në tjetrin. Aeroporti i Tiranës po shërben si aeroport i rajonit.', u shpreh Vathi.
Topuzi shton nevojën për kapacitete akomoduese.
'E rëndësishme që ka një rritje progresive graduale në 20 vjet. E rëndësishme të analizosh kush janë numri i vërtetë, qëllimi, si përballohet fluksi. Që ti dali përpara situatës. Duhet shtim i kapaciteteve resorte hotele dhe shtimi i kapaciteteve në aeroport.'
Ndërkohë në lidhje Skype, Rigerta Loku fermere nga Rrësheni e kthyer në Shqipëri nga emigrimi komentoi nismën e qeverisë për të joshur të rinjtë e ikur jashtë për tu kthyer në vendlindje dhe për të investuar në turizëm. Ajo shprehet se kjo është një betejë titanike.
'Mirdita nuk është një zonë e rrahur nga turistët. Ka pasuri dhe shumë për të ofruar. Por rritje të numrit të turistëve ka. Kjo favorizohet edhe nga çmimi i ulët i biletave. Shqipëria malore ka resurse pa fund. Por është betejë titanike ti rikthehesh rrënjëve sot në Shqipëri.
Duke ju referuar thirrjeve publike, nuk ka turizëm nëse nuk ka prodhim vendas. Me çfarë pulash do ti presim turistët, me çfarë bulmeti? Ky turizëm mund të kthehet në bumerabg në rast se ne të vendit. Nuk ka nevojë që një turist italianë të vijë dhe të hajë mish Brazili. Duhet të jemi të vëmendshëm kur nga ekranet japim mesazhe jo të vërteta. Nuk mund ti thuash një të riu hajde në fshat se shteti do të ndihmojë. Aty nuk ka qendra shëndetësore. Duhet të kemi një prodhim vendas të qëndrueshëm, bujqësi të qëndrueshëm. Duan siguri turistët, të paktën të mos ikin dritat çdo natë. Duhet stabilitet ekonomik, social. Që ky turizëm të jetë nesër një burim', tha Loku.
Topuzi vijon duke nxjerrë në pah problemin e sezonalitetit që ka turizmi ynë.
'Nuk është çështje numrash, është tek performanca. Ose ke numrin gabim të turistëve dhe ke pak numrin e të ardhurave për turistë, ose ke të kundërtën. Nga 117 vende, ne jemi 108 nga niveli i lartë i sezonalitetit që kemi në turizëm. Ka nevojë për koordinim. Nuk mund të thuash se jam në rregull se kam një numër të lartë turistësh.
Duhet të ishin në vend të parë pasi kemi numrin më lartë të turistëve për frymë. Ka probleme të mëdhaja me transportin, trafikun. Sa del nga autostrada për të shkuar në Velipojë, ajo 12 km bëhet tapë. Është një situatë e tërë që kërkon seriozet dhe vëmendje', shton Topuzi.
100 % dakord me Rigerta Lokun.
Përgjigju