Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së krerët e shtetit kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.
"Kemi ardhur këtu të shprehim përkujtimin e përjetshëm për familjen Jashari. Epopeja është e krenarisë e cila ka kthyer dinjitetin e popullit dhe simbolizonë lirinë. Familja Jashari do të mbetet udhërrëfyes për të gjithë brezat", tha Vjosa Osmani.
"Jemi këtu ti bëjmë nderimet tona. Në gjithë historinë tonë sakrifica e Jasharëve dhe lufta e UÇK-së përbëjnë ndër ngjarjet më të rëndësishme. Për sa kohë të ketë popull shqiptar do të jetë një vend ku jo vetëm përkulemi por edhe gjejmë frymëzim", tha Glauk Konjufca.
"Kthehemi këtu që të përkujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë. Secili duhet të vijmë në këtë vend që mos të harrojmë të kaluarën. Me përkulje dhe ndjenjë admirimi gjithmonë i jemi mirënjohjes familjes Jashari", tha Albin Kurti.
Prekazi u vizitua edhe nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare.
Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar disa herë nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe, por sulmi kulmoi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 ku u vranë 55 njerëz, 22 prej të cilëve familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.
Dikur moti ne ish serbosllavi ishte nje parrolle Ku thuhej ; Shiftari jan njerez te mire albanci nuk vlejne hiq, ne grequ ju kujtohet kur kendonin ne kore kengen se le lekuren e shqiptarit do bejme kepuce, tash per pispushtetin e qenefit te quajtur VV-c uck i mir eshte vetem ai qe eshte vrar, prandaj sikur te ishalla sot ne vend te Rifat Jasharit do ndihesha i turperuar nga keta mashtrues pjelle serbosllave se dijne ta dredhin vaklen sipas kohes, e qe ne fund te vetmin çellim kan kthimin e kosoves nen kthetrat serbe.
Përgjigju