Era e fortë ka sjell probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës. Era e fortë ka dëmtuar disa linja dhe shtylla elektrike, duke lënë në errësirë dhe pa ngrohje disa fshatra në Zejmen dhe Kolsh të Lezhës.
Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve, ndërsa era e fortë ka përfshirë thuajse të gjithë vendin që prej ditës së djeshme.
Po ashtu pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa fshatra në qarkun e Korçës. Në njësinë administrative Propisht pa drita kanë mbetur fshatrat Kriçkovë, Selç, Posht , Proptisht , Somotin , Slatin, Baribardh dhe Selisht. Në njësinë administrative Udenisht pa drita janë fshatrat Lin, Piskupat dhe Buqezë, që furnizohen nga stacioni i Prrenjasit.