Era e fortë që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkëputur një pjesë të fasadës në shkollën 9-vjeçare të Ersekës.
Gazetari i Report Tv, Armand Braho bën me dije se janë shkëputur materialet termoizoluese në shkollën 9- vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ dhe fatmirësisht s'ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 kur procesi mësimor kishte përfunduar. Pjesa e suvatimit është shkëputur nga ana ku nuk përdorej për kalim nga nxënësit. Rikonstruktimi i kësaj shkolle është kryer nga mesi i vitit 2018 sipas burimeve nga DRAP.
Megjithëse kompania ‘Kthella Shpk’ e cila ka fituar tenderin për të kryer rokonstruksionin e godinës ka shpenzuar mbi 68 milionë lekë, duket se punimet nuk kanë qenë cilësore. Pritet që ditën e nesërme të fillojë dhe riparimi i fasadës së prishur.
"Gzohuni" qe nuk ka ra shkolla,pa per suvane "eshte fondi rezerve" dhe hienat do t'a marrin persiper t'a rregullojne sa hap e mbyll syte,sigurisht ne vend te çimentos do t'i hedhin "sheqer" qe te ngjise dhe mos te shqitet më deri sa te fillojne shirat..hahahaha..
PërgjigjuNga lageshtira dhe mundet,por te bjere suvaja nga era e forte,hera e pare qe e degjoj!! Meqe qenkan materiale termoizoluese,a nuk duhet te ishin ne pjesen e brendeshme te nderteses?!Ketu ku jetoj une,termoizolimi behet nga brenda,jo jashte,ne Shqiperi e bekan ne menyre te kundert!
PërgjigjuRicostruzionet e ketyre maskarenjve qe nuk mban asnje pergjegjesi te ky shtet i kalbur , sado sistem i poshter ishte komunizmi por kur hidhje firmen te fuste hurin ai miku jo si tani
Përgjigju