Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam

Sport
VIP & Spektakël

Era Istrefi krahas Will Smith do jetë zëri i kampionatit Botëror 2018

22 Maj 2018, 16:05| Përditesimi: 22 Maj 2018, 16:12

  • Share

Era Istrefi do të performojë krahas Will Smith dhe kolumbianit  Nicky Jam në himnin zyrtar të Kupës së Botës në 2018.

Mediat botëroe e quajnë Era Istrefi një yll në rritje, pasi kënga e saj Bon Bon u bë hit në të gjithë Europën dhe përtej saj në vitin 2016.

Sipas njoftimeve në Billboard pritet që në datën 25 maj të lançohet himni i Botërorit Rusi 2018.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?