Erald Mullaj, kthehet nga emigrimi për të prodhuar ikona: Në punishte 200 mijë ikona të mekanizuara në muaj

3 Mars, 15:23| Përditesimi: 3 Mars, 15:35

  • Share

Erald Mullaj iku nga Shqipëria 15-vjec dhe u kthye nga Rumania 41 vjeç për të hapur biznesin e tij krejt të veçantë, për të cilin është patentuar nga Kisha Ortodokse Rumune.

“Pas 12 viteve emigrim në Greqi shkova në Rumani dhe punova në një punishte ikonash ku mësona zanatin”,-është shprehur Mullaj.

Në fillimet e tij pikturonte manualisht ikonat, të cilat i sillnin fitime të pakta, por sot ia ka dalë të krijojë një brand.

“Në muajin e parë fitova 500 euro, më pas kërkesat u rritën. Pas 4 vitesh në Rumani vendosa të kthehem të punoj e jetoj në Shqipëri”,- tregon ai.

Tashme prodhon rreth 150 mijë – 200 mijë ikona çdo muaj në punishten e vogël me pak punëtorë që ndodhet në Pogradec.

“Këto janë ikona me përmasa të ndryshme sa një pakete deri në ikona 2 metra. Kjo punishte ka fuqi të prodhojë 150-200 mijë ikona të mekanizuara. Të gjitha eksportohen në Rumani, ku kam kontratat me klientët”,- deklaroi sipërmarrësi.

Erald Mullaj thotë se ikonat nuk shiten në Shqipëri për shkak të mungesë së një tregu, por nga ana tjetër ka ambicie që përveç Rumanisë, të eksportojë në vende të tjera si Greqia e Serbia.

“Këto janë ikona janë të mekanizuara, ose ndryshe të printuara. Shes vetëm në Rumani sepse në Shqipëri nuk ka treg. Në të ardhmen synoj të eksportoj në Greqi dhe Serbi”,-rrëfen Mullaj.

Pak ditë më parë Erald Mullaj u vizitua nga autoritetet lokale dhe qendrore, të cilët vlerësuan iniciativën e tij të suksesshme.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?